Revista “Optime”

Revista “OPTIME” është organ shkencor i Albanian University, konceptuar dhe realizuar si tribunë e mendimit akademik për tema e probleme të teorisë dhe të praktikës së mësimdhënies, si hapësirë e domosdoshme për publikimin e punimeve studimore shkencore, drejtuar e realizuar nga organizmat akademike. Projekti i kësaj reviste si dhe numëri i parë i saj është vlerësuar duke marrë promocione ndërkombëtare dhe regjistruar në ISSN.

Revista “Optime” është e hapur dhe mirëpret bashkëpunimin e studiuesve dhe kërkuesve shkencorë nga institucionet e arsimit të lartë publike dhe private brenda e jashtë Shqipërisë.

Në nismën e saj, revista “Optime” del një herë në 6 muaj me problematikë e tematikë shumëplanëshe në përshtatje me strukturat akademike të Albanian University.

Komisioni për Kërkimin Shkencor dhe Botimet e revistës “Optime” përbëhet nga titullarë të fushave të ndryshme, profesorë, doktorë shkencash, kërkues shkencorë edhe nga bota akademike ndërkombëtare.

Kryeredaktor i revistës “Optime” është Prof. Dr. Akademik i Asociuar  Anesti Kondili

Revista-Optime-Nr2-Perfundimtare