Kriteret e Pranimit

Në zbatim të ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe VKM nr 436 dt 3.6.2020 Per percaktimin e kriterit te notes mesatare 2020-2021 dhe 2021-2022, ju bëjmë me dije si më poshtë vijon:

 

  • Kriter i parë pranimi në “Albanian Univeristy” është përfundimi me sukses i arsimit të mesëm të lartë
-Për programet universitare është kriter plotësimi i notës mesatare minimalisht 6.5 dhe për programet “Mësuesi në Arsimin Fillor”, “Mësuesi në Arsimin Parashkollor”, “Psikologji e Përgjithshme” është kriter plotësimi i notës mesatare 8 dhe për programin “Anglisht” është kriter plotësimi i notës mesatare 7.
-Për proramet profesionale 2 vjeçare nuk është kriter mesatarja.
-Për programet e ciklit të dytë të studimeve do të pranohen studentë që do të plotësojnë kriteret e vendosura nga MASR deri në plotësimin e kuotave.
  • Aplikimi në Portalin U-Albania për degët që kërkoni në “Albanian University”
 

Bashkëngjitur gjeni edhe kriteret që do të bëjnë të mundur renditjen e aplikantëve në “Albanian Univeristy” për vitin akademik 2020-2021 dhe 2021-2022.