Këshilli Studentor

Këshilli Studentor i “Albanian University” (KSUU) është një organizim i pavarur i studentëve i cili nuk zhvillon veprimtari politike dhe ekonomike. Ky këshill promovon pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinon përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë, në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve.

Këshilli Studentor i “Albanian University” shpreh mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të institucionit të arsimit të lartë, si për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, sportive etj.

OBJEKTIVAT

  • Të trajtojë shqetësimet e studentëve dhe të veprojë për zgjidhjen e tyre;
  • Të kontribuojë në rritjen e aftësive organizuese dhe administruese të grupeve më aktive të studentëve;
  • Të krijojë struktura që shërbejnë për informimin e studentëve dhe të kujdeset për mbarëvajtjen e tyre;
  • Të bashkëpunojë me organet drejtuese të Universitetit dhe të Fakulteteve me synim përmirësimin e nivelit mësimor e kërkimor-shkencor;
  • Të krijojë e përforcojë lidhjet midis studentëve të Universitetit dhe studentëve të Universiteteve të tjera në Shqipëri dhe në botë;
  • Të ndërmarrë veprime që do të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së studentëve;
  • Të krijojë struktura ndihmëse në zhvillimin e aktiviteteve ekstrakurrikulare për studentët;
  • Të ofrojë shërbime lehtësuese për studentët;
  • Të zhvillojë nivelin kulturor dhe arsimor të studentëve;
  • Të kryejë aktivitete që synojnë argëtimin në format e tij më të larmishme.

 

Lista emerore e Senatoreve te Keshillit Studentor te Albanian University Lista emerore e Senatoreve te Keshillit Studentor te Albanian University(2)