-
Prof. Dr. Pavllo KongoRektor
Profesor Doktor Pavllo Kongo iu bashkua në vitin 1963-1966, si “Mjek-Stomatolog” Poliklinikës Dentare, Tiranë, ndërsa në vitin 1966, u emërua pedagog pranë Katedrës së Terapisë Stomatologjike.
Fillimisht u aktivizua si Asistent/Profesor e më pas si lektor në lëndën: “Terapia stomatologjike e fëmijëve”. Në vitin 1979, u emërua Shef i Katedrës së”Terapisë Stomatologjike”, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 2000, duke vijuar të jetë titullari i ciklit të leksioneve në Pedodonti dhe Terapinë Stomatologjike. Në vitin 2004 me hapjen e Fakultetit Universitas Fabrefacta Optime ( U.F.O. Dental), iu besua detyra e Dekanit e më pas posti i Rektorit të U.F.O. University sot “Albanian University”.
Profesor Kongo ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit të Stomatologjisë në Sofje, Bullgari, studime që i mbylli në Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji me rezultate mjaft të mira. Në vitin 1972, kreu një specializim në Paris për “Pedodonti”. Në vitin 1980, mbrojti disertacionin për gradën shkencore: “Kandidat i Shkencave Mjekësore”. Në vitin 1984 fitoi titullin “Docent”, ndërsa në vitin 1994, titullin ”Profesor”.
Profesor Kongo është anëtar i Kryesisë së Shoqatës Ballkanike të Stomatologëve, qysh nga themelimi i saj në 2003. Ai ishte një ndër organizatorët e Kongresit të VIII-të e Stomatologëve të Ballkanit dhe President i Komitetit Organizator.
Për kontributin e dhënë në edukimin e brezave të stomatologëve, është dekoruar me “Urdhrin Naim Frashëri” Klasi II dhe më pas Klasi I.
Prof.Asoc.Dr. Aida DamaZv.Rektore për proçesin mësimorProf. Asoc. Dr. Aida Dama në vitin 2008 ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Farmacisë, pranë Universitetit të Studimeve Firenze, Itali. Në vitin 2012, pranë këtij universiteti, ka mbrojtur doktoratën duke përfituar titullin Ph.D. (“Doktor i Shkencave”), pranë Departamentit të Mjekësisë Eksperimentale dhe Klinike, Universitetit të Studimeve Firenze, Itali. Në vitin 2012 Prof. Asoc. Dr. Aida Dama është angazhuar pranë Albanian University (AU), si pedagoge e brendshme pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore si dhe Koordinatore e Zyrës së Doktoraturave. Në vitin 2013 e në vazhdim është angazhuar si Drejtuese e Departamentit të Farmacisë pranë këtij universiteti dhe në fillim të vitit akademik 2016-2017 emërohet Zv. Rektore për procesin mësimor pranë AU. Prof. Asoc.Dr Aida Dama ka pasur një aktivitet të ngjeshur pedagogjik dhe kërkimor shkencor. Është nismëtare dhe organizatore e mjaft aktiviteteve shkencore bashkëpunuese me universitete dhe pedagogë vendas dhe të huaj në fushën e shkencave mjekësore si dhe autore e mjaft artikujve shkencor të botuar në revista kombëtare e ndërkombëtare.
Prof. Assoc. Dr. Valbona Ribaj CinajDekane e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe EkonomikeProf. Asoc. Dr. Valbona Ribaj Cinaj është një akademike dhe Dekane e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike në Albanian Universitety.
Prof. Asoc. Dr. Valbona Ribaj Cinaj ka një përvojë të gjerë në fushën e statistikës, menaxhimit të riskut, sigurimeve dhe metodave të kërkimit, sistemeve të informacionit, etj. Me një numër të konsiderueshëm citimesh në punimet e saj shkencore, ajo është një figurë e njohur në komunitetin akademik. Prof. Asoc. Dr Valbona Ribaj Cinaj ka një karrierë të pasur dhe të larmishme në fushën akademike dhe kërkimore. Përveç pozicionit të saj si Dekane e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike në Albanian University, ajo ka një ndikim të madh në komunitetin akademik ndërkombëtar. Ajo është njohur për përdorimin e metodave të avancuara statistikore dhe modeleve ekonometrike për të adresuar probleme reale, duke demonstruar një mendim të përparuar dhe inovativ.
Prof. Asoc. Dr. Valbona Cinaj Ribaj ka përfunduar doktoraturën në sistemet e informacionit në Universitetin e Tiranës. Prof. Asoc.Dr. Valbona Ribaj ka mbi 20 vjet përvojë pune në fushën akademike si lektore në universitete publike dhe së fundmi edhe në private për lëndë të lidhura me statistikën, metoda të kërkimit, ekonometri, sistemet e informacionit. Autore artikujsh shkencor të botuar në revista të indeksuara me scopus, apo indeksime të tjera. Autore pjesëmarrëse në shumë konferenca dhe kongrese shkencore ndërkombëtare. Në fushën e sistemeve të informacionit të kredive e cila është dhe tema e doktoraturës, Prof. Asoc. Dr. Valbona Ribaj Cinaj ka hulumtuar se si këto sisteme mund të reduktojnë informacionin asimetrik midis huadhënësve dhe të përmirësojnë performancën e tregut të kredive. Ky punim është veçanërisht i rëndësishëm për përfshirjen financiare dhe efikasitetin e tregut. Autore e një serë librash akademike mbi metodat e avancuara të kërkimit dhe modelet ekonometrike, statistikën e MIS ofron udhëzues të plotë për përdorimin e mjeteve moderne softuerike në kërkimin ekonomik e me gjerë. Këto libra akademikë janë inovativ në integrimin e teknologjisë me teknikat tradicionale ekonometrike. Prof. Asoc. Dr. Valbona Ribaj gjithashtu ka një angazhim të fortë në edukimin financiar, duke punuar për të përmirësuar njohuritë financiare në brezin e studentëve. Profesore Ribaj beson se edukimi financiar është kyç për menaxhimin e mirë të financave personale dhe për të ndihmuar familjet të marrin vendime të mira financiare.
Mbi 12 vjet eksperiencë në tregun financiar shqiptar dhe specifikisht në shoqëri sigurimi, me eksperiencë në menaxhimin e riskut, përputhshmëri, statistike e qeverisje të shoqërisë e cila ka ndikuar që Profesore Ribaj të jetë konkrete dhe efikase në dhënien e njohurive për një edukim të shëndetshëm financiar në brezin e ri.
Prof.Asoc.Dr Erda QorriDekane e Fakultetit të Shkencave MjekësoreErda Qorri në 1997 përfundon gjimnazin e përgjithshëm “Dhaskal Todhri” Elbasan dhe falë rezultateve të larta i ofrohet një bursë studimi për stomatologji në Universitetin “Carol Davila”,në Bukuresht të Rumanisë. Erda në vitin 2004 mbaron studimet e larta me mesatare 9.89 dhe fiton konkursin e Specializimit në të njëjtin universitet për Kirurgjinë dentoalveolare (orale). Me përfundimin e specializimit në 2007, ajo konkuron dhe fiton pranë Katedrës së Periodontologjisë në programin e ciklit të tretë doktoratë, Doktoraturën me temë “Retraksioni gingival. Forma klinike dhe mënyra trajtimi”. Punimi shkencor inovativ vlerësohet nga katedra e periodontologjisë së universitetit “Carol Davila” dhe publikohet në 2015 si pjesë e traktatit të periodontologjisë së katedrês, duke e bërë Erdën pjesë të historikut të këtij universiteti, por edhe krenarinë e të gjithë komunitetit të studentëve shqiptarë të cilët studiojnë në këtë universitet. Në 2009 ajo angazhohet pranë universitetit privat “Albanian University” dhe Poliklinikën Dentare UFO duke treguar aftësi jo vetëm profesionale por dhe me një kontribut të rëndësishëm në kërkimin shkencor. Ajo shumë shpejt bëhet drejtuese klinikës stomatologjike universitare ( viti 2013) por dhe ngarkohet nga instancat drejtuese të universitetit në vitin 2014 për Koordinimin e shkollës së Specializimeve Afatgajta të Stomatologjisë me 4 programet e veta, Kirurugji Orale, Kirurgji oromaksillo faciale, Implantologji dhe Ortognatodonci. Falë bashkëpunimeve me universitete partenere të huaja po në të njëjtin vit Erda organizon në shqipëri konferencën e XI Ndërkombëtare të specialieteteve të stomatologjisë “ The state of the art in modern dentistry” në bashkëpunim me shoqata dhe universitete të huaja, ku marrin pjesë relatorë të njohur nga e gjithë bota duke sjellë kështu për herë të parë në vend një përvojë ndërkombëtare në fushën e implantologjisë dhe kirurgjisë orale. Në këtë event ajo zgjidhet si përfaqsuese e Shqipërisë në këtë shoqatë dhe në 2017 e në vazhdim mban rolin e sekretarit të përgjithshëm të “SENAME”. Si Drejtuese mjekësore e Klinikës Stomatologjike Universitare “Çerçiz Mingomataj” në Albanian
University, ajo realizon akreditimin e klinikës nga Ministria e Shëndetësisë si Institucion i kujdesit shëndetësor, në shërbim të të tretëve. Në 2015 e deri me sot, ajo mban detyrën e Dekanes së Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Kryeredaktore e revistës Optime, periodik shkencor i univeristetit. Gjatë kësaj periudhe Erda kontribuon ndjeshëm në kërkimin shkencor pranë universitetit duke mbajtur vendin e parë në nivel publikimesh në fushën e mjekësisë dhe shëndetësisë, por dhe jo vetëm, ajo është një studiuese ndërkombëtare dhe në rankime shkencore internacionale ajo evidentohet në vendin e parë në rang kombëtar për publikime në fushën e stomatologjisë. Erda është pjesë e bordeve dhe komiteteve shkencore të kongreseve kombëtare dhe ndërkombëtare duke dhënë një kontribut aktiv në këto evente. Erda gjitahshtu si eksperte e jashtme e ASCAL, por dhe Kryetare e Komisionit për Vlerësimin Institucional si dhe Kryetare e Grupit të vlerësimit të brendshëm të universitetit ka qenë pjesë e rëndësishme e proceseve të akreditimit të programeve të studimeve në fushën mjekësore dhe akreditimin institucional të IAL-së në të cilën bën pjesë.Në 2021 Erda është profesore asociur dhe ka një kontribut të vyer në mësimdhënie. Lektore prej 11 vitesh në univeristetet shqiptare dhe lektore e ftuar në universitetin Federico II të Napolit në ciklin e specializimeve të Kirurgjisë Orale dhe pedagoge e jashtme në ciklin e Tretë Doktoratura në fushën e Farmacisë,” Dottorato di ricerca in nutraceuticals functional foods and human health” dhe “Dottorato in scienze del farmaco”. Ajo gjithashtu është profesore e jashtme e univeristetit “ La Sapienza” në Itali, në Masterin e nivelit II në “Tecniche avanzate in chirurgia orale e rigenerativa”. Erda është gjithahstu fituese e projekteve ndërkombëtare, në programet CENTRAL EUROPEAN INITIATIVE (CEI) si koordinatore projekti por edhe si partenere në projekte TWINNING.
Me vendim VKA 51, 30.09.2022, Erda bëhet pjesë e Komisionit të Mjekësisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ku që vitin e parë të angazhimit është pjesë aktive e organizimit të eventit shkencor International Conference on “Occupational and Environmental Health Advances” në bashkëpunim me George Mason University, Collegium Ramazzini, Ministrinë e Shëndetësisë. Përgjatë vitit 2023 Erda vazhdon të kontribuojë në kërkimin shkencor duke aplikuar dhe fituar projekte ndërkombëtare.Dr.Shk.Med. Nilena EriksenDrejtuese e Departamentit të StomatologjisëDr. Shk. Med. Nilena Eriksen (Nasi) është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë dhe Farmacisë të Universitetit të Mjekësisë Dentare “Carol Davila”, Bukuresht në 2001. Në vitin 2005, pas finalizimit të studimeve pasuniversitare, merr titullin Mjeke Specialiste në Stomatologji e Përgjithshme, ndërsa në vitin 2007 merr titullin Doktor i Shkencave Mjekësore, pranë Katedrës së Pedodontisë, të Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë dhe Farmacisë “Carol Davila”, Bukuresht, ku mbron temën e doktoraturës me titull: “Kontribute në tablonë klinike dhe trajtimin e kariesit të komplikuar në nivelin e molarëve të përkohshëm”.
Në periudhën 2008-2010, ajo është angazhuar si pedagoge e jashtme, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Albanian University, për t’u rikthyer në 2013-ën e në vazhdim si pedagoge e brendshme dhe lektore për lëndët e Dentistrisë Pediatrike dhe Nutricionit. Nga viti 2018, mban detyrën e Përgjegjëses së Departamentit të Stomatologjisë, të Fakultetit të Shkencave Mjekësore, të Albanian University.
Dr. Shk. Med. Nilena Eriksen është autore e dy botimeve në rumanisht, si dhe bashkëautore në artikuj të ndryshëm shkencorë, të botuar brenda dhe jashtë vendit. Njëkohësisht ka marrë pjesë dhe në një sërë Konferencash Shkencore Stomatologjike Kombëtare.
Prof. Asoc. Dr. Kleva ShpatiPërgjegjës i Departamentit të FarmacisëDr. Kleva Shpati ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Farmaci. Në vitin 2003 pranë Fakultetit të Mjekësisë përfundon shkollën pasuniversitare në Shkencat Farmaceutike dhe në vitin 2013 fiton gradën shkencore “Doktor” në po këtë Universitet me punimin me temë: “Aspekte biofarmaceutike të përdorimit të statinave në vendin tonë”. Në vitin 2007, Dr. Kleva Shpati përfundon Masterin “Insitute Francais de Gestion” të Universitetit te Bordeaux-së në bashkëpunim me Universitetin Politeknik te Tiranës. Gjithashtu, që nga viti 2007, Dr. Kleva Shpati angazhohet si pedagoge me kohë të plotë pranë Departamentit të Farmacisë, Albanian University, dhe nga muaj mars i vitit 2018 dhe sot ka detyrën e Përgjegjësit të Departamentit të Farmacisë. Dr. Kleva Shpati është autore e disa botimeve të artikujve shkencorë dhe pjesëmarrëse në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, bashkëautore në librin për studentët e shkencave mjekësore dhe farmaceutike “Biofarmacia dhe Farmakokientika”.
Prof.Dr. Hivzi MuharremiPedagog në Departamentin e Art DizajnHivzi Muharremi, jam profesor në “Albanian University”, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike, në Departamentin e Art Dizajnit. Kam filluar doktoratën në vitin 1995 në Beograd dhe e kam mbrojtur atë në Prishtinë. Tema e doktoratës ka qenë Historia e Artit Modern, një fushë që ka qenë gjithmonë në qendër të interesave dhe studimeve të mia akademike.
Në vitin 1986, kam përfunduar magjistraturën në Histori të Artit Modern në Beograd, pas një formimi të thellë në Fakultetin e Historisë së Artit, të cilin e kam përfunduar në vitin 1973, gjithashtu në Beograd. Karriera ime akademike filloi shumë herët, duke e vendosur artin dhe historinë e tij si fushën time kryesore të studimit dhe kërkimit.
Përpara se të filloja studimet universitare, kam mbaruar Shkollën e Mesme Gjimnazi në Pejë në vitin 1963, që ka qenë hapi i parë drejt zhvillimit tim akademik dhe profesional.
Gjatë karrierës sime, kam kontribuar në zhvillimin e fushës së artit dhe dizajnit, duke udhëhequr dhe mentoruar studentët në studimet e tyre.
Dr. Arbjola HalimiPërgjegjëse e Departamentit të Psikologjisë së PërgjithshmePedagoge e Psikologjisë nga viti 2004 me një përvojë kryesisht akademike në disiplina si Psikopatologji, Psikoterapi, Psikologji Klinike, Testim dhe Vlerësim Psikologjik Klinik, Terapi familjare. Anëtare e një sërë komisionesh ad-hoc dhe komisionesh të qëndrueshme të vlerësimit institucional në universitet. Autore e disa botimeve dhe artikujve shkencor në fushën e psikologjisë.
Prej viti 2016 mban gradën “Doktor i Shkencave” në Psikologji. Në vitet 2006-2008 ka kryer studimet pasuniversitare në “Këshillim Psikologjik”. Në vitet 2000-2004 ka kryer studimet universitare në Universitetin e Tiranës, në degën e Psikologjisë me titullin “Psikolog Kliniçist”.
Dr. Gilberta HadajDrejtuese e Departamentit të Edukimit dhe AnglishtesProf.Asoc.Dr. Gilberta Hadaj – është diplomuar për Gjuhë – Letërsi, Master i Shkencave në “Gjuhësi e sotme”, ka përfunduar studimet doktorale në fushën e Gjuhësisë, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Universiteti i Tiranës, shtator 2017. Aktualisht mban titullin “Profesor i asociuar”.
Nga viti 2012 e në vazhdim është e angazhuar si pedagoge me kohë të plotë pranë Departamentit të Edukimit dhe Anglishtes, Albanian University. Në vitet 2017-2023 ka qenë e angazhuar si Lektore me kohë të pjesshme pranë Universitetit “‘Aleksandër Moisiu”, Durrës. Nga vitin 2019 e në vazhdimësi mban pozicionin e Përgjegjëses së Departamentit të Edukimit dhe Anglishtes, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Albanian University.
Prof.Asoc.Dr. Gilberta Hadaj ka marrë pjesë si autore dhe bashkëautore në mjaft konferenca, seminare dhe aktivitete të tjera shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Autore e shumë artikujve të botuar në revista shkencore Brenda dhe jashtë vendit. Është autore e monografisë me titull “Ndikime në fjalëformat e shqipes”, botuar pranë Akademisë së Shkencave së Shqipërisë. Redaktore e Revistës “Optime”, si dhe anëtare e bordeve në disa revista dhe konferenca akademike kombëtare dhe ndërkombëtare.
Është bashkëpunëtore në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe koordinatore e projektit Horizon “RESILIENCE”, për Albanian University. Vlerësuese e jashtme pranë Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL).
Prof.Asoc.Dr. Valbona LoshiDekane e Fakultetit të Shkencave ShoqëroreZnj. Valbona Loshi Softa ka një eksperiencë si lektore në arsimin e lartë publik dhe jopublik prej dy dekadash, (2003-2024). Është diplomuar në gjuhën angleze në vitin 2003, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT. Më pas ka ndjekur studimet e ciklit të dytë MND në profilin “Edukim-Pedagogji”, (2009-2011), si dhe ka kryer shkollën doktorale në fushën: “Kërkime në Edukim” pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, (2011-2013), ku ka marë gradën shkencore Doktor i Shkencave (2016). Znj. Loshi ka marë titullin shkencor “Profesor i Asociuarˮ në Shtator, 2023.
Përsa i përket angazhimit profesional, ka qenë e punësuar në Universitetin e Tiranës me kohë të kufizuar si titullare e lëndëve: “Gjuhë angleze”, “Vlerësimi në Arsimˮ, “Psikologji Edukimi”, (2003-2017). Znj.Loshi ka ushtruar detyra drejtuese në strukturat e kërkimit shkencor në institucionin jopublik të arsimit të lartë Kolegji Universitar `Wisdom`, ku ishte e angazhuar si pedagoge me kohë të plotë dhe njëkohësisht anëtare e Senatit Akdemik (2009-2023). Përsa i përket profilit akademik dhe shkencor ka qenë Anëtare e Bordit Editioral të revistave shkencore periodike, si dhe Komiteteve Organizative dhe Shkencore të Konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare.
Prej vitit 2019 ajo është eksperte e jashtme pranë Agjensisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL).
Aktualisht, Prof.Asoc. Valbona Loshi Softa është është drejtuese e Zyrës së Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Botimeve Akademike në “Albanian University”, si edhe personel akademik pranë departamentit të Edukimit dhe Anglishtes, ku është titullare e lëndëve: Menaxhimi i klasës’ dhe “Vlerësim” në programet e studimit: Bachelor në “Mësuesi në Arsimin Fillor” dhe “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”.
Dr. Fatmira KolaDrejtuese e Departamentit të Shkencave EkonomikeZnj. Fatmira Kola është Doktore e Shkencave në “Financë dhe Bankë” nga Universiteti i Romës “Tor Vergata”. Tema e saj e Doktoraturës është vlerësuar me rëndësi të lartë Shkencore.
Ajo ka përfunduar Masterin Shkencor në “Ndermjetësit Financiar, Financë Ndërkombëtare dhe Menaxhim Risku” në Universitetin e Romës “La Sapienza” me rezultatin maksimal 110/110. Në të njëjtin Universitet përfundoi edhe studimet Bachelor në “Bankat, Sigurimet dhe Tregjet Financiare”.
Nga 2012 është e angazhuar si Pedagoge në profilin Bankë dhe Financë prane Albanian University, ku është angazhuar dhe si Anëtare e Grupit të Vlerësimit të cilësisë në nivel bazë dhe dhe Kryetare e Grupit të Vlersimit të brëndshëm. Nga viti 2012 Znj. Kola është Anëtare e Komitetit Shkencor dhe pjesë e Reviewing Committee në International Scientific Conferences on Economic and Social Development. Znj. Kola ka nje experience prej 6 vitesh në sektorin bankar, veçanërsisht në menaxhimin e riskut. Prej 2018 është angazhuar pranë ASPA si hartuese e kurrikulave dhe trajnuese.
Ka marrë pjesë në konferenca dhe trajnime në Shqipëri, Itali, Kosovë, Maqedonine e Veriut, Slloveni, Francë, Luxembourg, Cipro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është autore dhe bashkëautore e shumë publikimeve në revista shkencore dhe konferenca me faktor impakti. Disa nga studimet e saj janë prezantuar në Bankën e Shqipërisë, Bankën Qendrore të Maqedonisë, Bankës Qendrore Europiane, Bankës Europiane të Investimeve, London School of Economics and Political Science dhe Universitete të tjera vendase dhe të huaja.
Fatmira është çertifikuar edhe si trajnuese e Softwareve Alpha dhe njohëse shumë e mirë e Stata Software. Znj. Kola flet Anglisht, Italisht dhe Frengjisht.
Shënim: Në pritje të azhornimit në kuadër të procedurës zgjedhore.Dr. Dhurata LamçjaPedagoge në Departamentin e Edukimit dhe AnglishtesDr.Dhurata Lamçja është pedagoge në Albanian University, në Departamentin e Edukimit dhe Anglishtes me një përvojë të pasur akademike dhe profesionale në fushën e mësimdhënies, letërsisë dhe psikologjisë, duke kontribuar aktivisht nëpërmjet kërkimit shkencor dhe angazhimeve institucionale.
Ka përfunduar studimet e doktoraturës “Studime letrare”, në Universitetin e Tiranës, studimet postdoktorale pranë Europian Scientific Institute, Master në Psikologji Organizative nga Universiteti Mesdhetar i Tiranës. Përveç përvojës akademike, Dr. Lamçja ka një histori të gjatë në arsimin parauniversitar, në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, duke udhëhequr dhe zbatuar projekte të rëndësishme arsimore dhe inovative.
Verësuese e jashtme për Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), që prej 2022 duke kontribuar në rritjen e standardeve akademike dhe zhvillimin e institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri.
Dr.Dhurata Lamçja ka një veprimtari të gjerë kërkimore dhe botuese, me artikuj dhe studime të publikuara në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare në fushat e edukimit, letërsisë dhe psikologjisë. Ajo është anëtare e bordeve redaktuese dhe recensente për disa revista dhe konferenca akademike ndërkombëtare.
Përveç angazhimeve akademike dhe kërkimore, Dr. Lamçja është e përfshirë në projekte arsimore dhe zhvillimore, si dhe ka përvojë të konsiderueshme në trajnimin e mësuesve dhe zhvillimin e politikave arsimore. Ajo është një promovuese e fortë e inovacionit në arsim dhe e përmirësimit të praktikave pedagogjike përmes një qasjeje të bazuar në kërkime dhe përvoja bashkëkohore.