Fondi i Kërkimit Shkencor

Për vitit fiskal 2021 buxheti i parashikuar për kërkimin shkencor është në masën 9.432.000 shifër që përbën 2.4 % të totalit të buxhetit. Gjithashtu janë miratuar me propozim të Senatit Akademik dhe miratim të Bordit të Administrimit edhe shuma në masën 101.000 euro për pjesëmarrje në projekte kërkimore – shkencore. Kjo shumë është 3.2 % të totalit të buxhetit të miratuar, e cila e rrit përqindjen e shpenzimeve për kërkim shkencor në total, në masën 5.6 %

Përllogaritja për kërkimin shkencor bëhet në bazë të numrit të studentëve që frekuentojnë gjatë vitit akademik, duke i vënë fokusin studentëve të regjistruar në ciklin e tretë të studimeve, doktoratë dhe specializime afatgjata.