Kriteret dhe procedurat që njësitë kryesore, njësitë bazë dhe kërkuesit shkencor si individë duhet të ndjekin për të përfituar mbështetjen financiare për kërkimin shkencor

Kriteret dhe procedura e përzgjedhjes së aktiviteteve dhe projekteve për kërkim shkencor

Kriteret

Kriteri kryesor i përzgjedhjes për stafin e brendshëm të “Albanian University” në lidhje me aktivitetet shkencore si pjesëmarrje në konferenca, botime dhe projekte që respektojnë   orientimet e kërkimit shkencor që parasheh “Strategjia e përmirësuar të Kërkimit Shkencor 2017-2022 të Albanian University, e miratuar nga Senati Akademik me vendimin nr.121/2 të datës 21.01.2018 në nivel të njësisë bazë dhe njësisë kryesore”. 

Në dakordësi me prioritetet buxhetore të kërkimit shkencor Bordi vë në dispozicion të financimit të projekteve 5/6% të buxhetit duke e ndarë këtë shifër në 2.4 % të buxhetit të parashikuar për kërkim shkencor (konferenca, botime) dhe 3.2 % për pjesëmarrje në projekte kërkimore shkencore.

Kjo ndarje  mund të modifikohet në varësi të rëndësisë që merr një projekt në kushtet specifike.

Ndërkohë për kërkues si individë të jashtëm, Bordi i Administrimit ia kalon Komitetit Shkencor në Albanian University  listën për të mundësuar klasifikimin e projekteve në funksion të cilësive  të brendshme të tij; bashkohësisë me sfidat  shoqërore, përputhshmërisë me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm kompetencat e ekipit propozues; cilësisë shkencore dhe impaktit që ai do të japë në rritjen e shkollës kërkimore në Albanian University.

Procedura

Përgjithësisht financimet kryesore për kërkimin shkencor që kanë të bëjnë me aktivitete si organizim konferencash shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, apo shpenzime për botimin e Revistës OPTIME bëhen nga njësitë bazë dhe ato kryesore, duke u përcjellë drejtpërsëdrejti në Zyrën e Financës. Kjo ndodh sepse këto aktivitete janë parashikuar në Programin Financiar të vitit përkatës, duke sjell alokimin e fondeve në mënyrë automatike.

Për nevoja që dalin jashtë zërave të buxhetit apo struktura në nivel institucional, struktura përkatëse i bën kërkesë Administratorit të Përgjithshëm për financim duke i paraqitur rëndësinë e kërkesës dhe evidencat e nevojshme. Administratori i Përgjithshëm ia paraqet këtë kërkesë Bordit të administrimit dhe ky i fundit miraton ose jo financimin përkatës, mbasi ka shqyrtuar në mbledhjen e tij të radhës kërkesën.