GRADUA

Avancimi i të diplomuarve dhe zhvillimi i kapaciteteve të universiteteve në Shqipëri (GRADUA)

Projekti do të shoqërojë dhe mbështesë kryesisht universitetet shqiptare në ndërlidhjen me nevojat e shoqërisë me një fokus të veçantë në qëndrueshmërinë, ndërtimin e kapaciteteve dhe ndarjen e praktikave më të mira; aktivitetet e planifikuara do të rrisin aftësitë e stafit universitar në përkrahjen e zhvillimit të karrierës së të diplomuarve, zhvillimin e praktikave profesionale dhe bashkëpunimin e strukturuar me botën e biznesit, mjete efektive për udhëheqjen e karrierës dhe orientimin e studentëve në tregun e punës, mjete të avancuara dhe konkurruese për hulumtimin e arsimit të lartë dhe analizën e tregut shqiptar të punës.

 

Objektivat e projektit:

 

  • Ndërtimi i kapaciteteve të universiteteve shqiptare për monitorimin e diplomave dhe punësueshmërinë duke transferuar praktikat më të mira të BE-së;
  • Fuqizimi i universiteteve shqiptare në përputhje me reformën e vazhdueshme të sistemit shqiptar të arsimit të lartë;
  • Forcimi i lidhjeve ndërmarrje-universitet;
  • Rritja e bashkëpunimit midis universiteteve në nivel lokal;
  • Mbështetja e një tregu të hapur për kapitalin njerëzor të kualifikuar në Shqipëri;
  • Përmirësimi i cilësisë së sistemit të arsimit të lartë në Shqipëri sipas standardeve ndërkombëtare.

 

Partnerët:

  1. Universiteti Bujqësor i Tiranës
  2. Universiteti i Arteve
  3. Universiteti i Mjekësisë
  4. Universiteti Politeknik i Tiranës
  5. Universiteti i Tiranës
  6. Universiteti POLIS
  7. Albanian University
  8. Universiteti Europian i Tiranës
  9. Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
  10. Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve
  11. Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë
  12. United Nations Development Programme, Tiranë
  13. Universiteti i Sienës
  14. Instituti Universitar i Lisbonës
  15. Universiteti i Barcelonës
  16. Universiteti i Bolonjës
  17. Konsorciumi ndëruniversitar AlmaLaurea

 

Website i projektit:  http://www.graduaproject.com/

 

Personi i kontaktit: Prof.Asoc.Dr. Genta Rexha    genta.rexha@albanianuniversity.edu.al