Mënyra e përdorimit të fondeve në AU

Mënyra e përdorimit të fondeve në AU

Në buxhetin afat-mesëm dhe atë të vitit fiskal të AU, parashikohet edhe mënyra e përdorimit të fondeve. Ndahen në tre kategori të mëdha si:

  1. Shpenzime për mësimdhënie dhe shkencë
  2. Shpenzime të administrimit institucional
  3. Shpenzime të përgjithshme operative.

Ndarja dhe mënyra e përdorimit të fondeve bëhet për çdo njësi bazë, lidhur me kërkesat e shprehura prej tyre, duke marrë në konsideratë fondin e pagave, kontributet shoqërore dhe shëndetësore, për veprimtari shkencore dhe fondin e ekselencës. Shpërndarja bëhet në mënyrë të drejtë, në varësi të numrit të studentëve, stafit akademik dhe administrative të punësuar për çdo njësi.

Zëri më i rëndësishëm është ai i shpenzimeve për mësimdhënie dhe shkencë, e cila nga një përllogaritje zë mesatarisht rreth 90 % të përdorimit të fondeve. Ndërkohë kategoritë e tjera të mëdha, të cilat janë shpenzime të administrimit të përgjithshëm institucional dhe shpenzime të përgjithshme operative zënë përkatësisht 9 % dhe 11 % të fondeve.

Më poshtë gjeni edhe një përmbledhje të shpenzimeve për mësimdhënie dhe shkencë

Shpenzime, mësimdhënie dhe shkencë
1. Fondi i pagave
Për paga-bazë
Për orët e mësimit
Për kontribute sigurime shoqërore
Për kontribute sigurime shëndetësore
2. Honorar për mësimdhënie
3. Për veprimtari shkencore
4. Fondi ekselencës
5. Kosto të tjera personeli të departamentit
Personel Ndihmës
Personel Drejtues