Biblioteka

Në mjediset e Albanian University janë vendosur tri biblioteka, që shërbejnë si salla studimi dhe interneti për studentët. Në to ruhen skedarë me tituj të librave universitarë dhe botime artistike. Në fillim të çdo viti akademik, Institucioni kujdeset të pasurojë literaturën në përputhje me programet mësimore të ofruara si dhe me botimet më të reja në treg. Gjithashtu, pranë departamenteve të veçanta, janë ngritur minibiblioteka të cilat ofrojnë literaturë specifike për studentët e programeve përkatëse. Oraret e punës së bibliotekave në AU janë të disponueshme për studentët nga dita e hënë deri ditën e premte në orën 08.00 – 16.00 si dhe ditën e shtunë ora 08.00 – 12.00. Studentët regjistrohen në kartelat që iu lejon të marrin librat në ambjentet e sallave të studimit brenda universitetit.

Aktualisht sipas Fakulteteve në bibliotekat e institucionit gjenden:

Biblioteka në godinën e AU, Bulevardi Zogu I-rë

Ky koleksion përfshin një total prej 5107 librash të cilët janë libra mësimorë, artistikë, manuale, artikuj simpoziumesh, fjalorë, revista të ndryshme si dhe artikuj të ndryshëm gazetash të Universitetit. Kjo bibliotekë ka të skeduar 1538 tituj nga të cilët 235 tituj janë literaturë në gjuhë të huaj.

Biblioteka në godinën e AU, “Rruga e Durrësit”

Kjo bibliotekë ka një total prej 2871 librash që ndahen sipas degëve, libra studimorë, akademikë, artistike, fjalorë, si dhe revista të ndryshme shkencore, literaturë e huaj, kumtesa konferencash dhe artikuj të ndryshëm gazetash të Universitetit. Në këtë bibliotekë gjenden të skeduar 1121 tituj nga të cilat një pjesë i përket programit akademik të fushës Mjekësore: 335 tituj. Pjesa tjetër i kushtohet programeve të tjera të studimit që ofron “Albanian University”: Literaturë për Arkitekturën, Ekonominë, Shkencat Juridike, Shkencat Politike, Psikologjinë, Gazetarinë si dhe Donacione të ndryshme. Nga këto, 196 tituj i përkasin literaturës së huaj.

Biblioteka në godinën e AU, “Rruga e Kavajës”

Kjo bibliotekë ka një total prej 1199 librash. Biblioteka ka të skeduar 526 tituj nga të cilat 202 tituj janë literaturë e huaj. Literatura është e regjistruar në inventarin e Bibliotekës kryesisht të degës së Arkitekturës dhe Inxhinierive, si dhe literaturë akademike, artistike, studimore, artikuj në fusha të ndryshme. Në këtë bibliotekë gjenden gjithashtu donacione nga profesorë të shquar shqiptarë, italian dhe nga OSBE.

Në dispozicion të studentëve janë vënë një sërë librarish online, të cilat janë të aksesueshme nën kujdesin e punonjëses së bibliotekës në qendrën e internetit. Libraritë online të këshilluara janë sipas fushave përkatëse të studimit.

Punonjëse të Bibliotekës: Griselda Shametaj, Arjola Gorica, Ira Biqiku.