Departamenti i Farmacisë

Përgjegjës Departamenti: Prof. Asoc. Dr. Kleva SHPATI

Departamenti i Farmacisë në Albanian University ofron programin e integruar të studimit në Farmaci. Ky program ka filluar në vitin akademik 2005-2006, me miratim të MASH, Nr. 5663 Prot, datë 01.09.2005 dhe riorganizuar me Urdhër të MASH Nr. 226, datë 21.06.2009. Programi i integruar i studimit ofrohet me kohë të plotë me një kohëzgjatje prej 5 vitesh akademike dhe 300 ECTS. Programi u akreditua me Urdhër të MASH, Nr. 462, datë 14.10.2010. Në kuadër të procedurave për vazhdimin dhe rritjen e cilësisë, programi i studimit është akredituar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë me Vendim i Bordit të Akreditimit nr. 18, datë 02.03.2019.

Misioni dhe qëllimi i këtij programi përputhet me misionin e Albanian University, për një arsimim cilësor universitar, edukimin me vlerat më të mira morale, zhvillimin e kërkimit shkencor, me qëllim që të sigurojë formimin e specialistëve të aftë profesionalisht që mund të çojnë përpara procesin e zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit.   Për hartimin e kurrikulës së programit të studimit të integruar të nivelit të dytë në Farmaci, Departamenti është konsultuar me një numër të madh kurrikulash universitare për degën e Farmacisë të vendeve europiane e më gjerë.  Pas përfundimit me sukses të provimit të diplomës, të programit të studimit të integruar të nivelit të dytë, studentët fitojnë titullin Master i Shkencave  në “Farmaci”. Ky program studimi u ofron studentëve mundësi për aplikimin e njohurive multidisiplinare të fituara gjatë procesit mësimor në praktikat profesionale, në farmaci të rrjetit të hapur për publikun etj. Studentët që përfundojnë studimet në këtë program, në Albanian University zotërojnë aftësi e njohuri të nevojshme për të vazhduar kualifikime në shkolla pas universitare, në doktoraturë.

Objektivat e programit të studimit:

  1. Të formojë specialistë të lartë të fushës së farmacisë dhe të përgatisë  shkencëtarë të rinj, në përputhje me prioritet e zhvillimit të vendit, duke kontribuar në rritjen cilësore të standardeve;
  2. Të krijojë, zhvillojë, të përcjellë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor në fushën farmaceutike me të gjitha disiplinat e saj;
  3. Të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, social dhe të shërbimit farmaceutik në nivel kombëtar duke marë pjesë aktive në të gjitha projektet kombëtare që çojnë në rritjen dhe përmirësimin e shërbimit farmaceutik në vend;
  4. Të integrojë mësimdhënien dhe kërkimin shkencor duke përkrahur vlerat dhe ritmet bashkëkohore në këtë fushë dinamike si ajo farmaceutike;
  5. Të nxisë bashkëpunimin në fushën e arsimit, duke përmirësuar kurrikulat dhe programet mësimore në bashkëpunim edhe me universitetet e tjera që kanë njësi bazë atë të Farmacisë, në mënyrë që farmacistët e dalë në tregun e punës të jenë një vlerë e shtuar e gjithë shërbimit mjekësor.
  6. 6.Të sigurojë njohuri teorike dhe praktike për të diplomuar studentë me një bazë të shëndoshë shkencore të nevojshme për të praktikuar profesionin e farmacistit dhe për të punuar në fushën e shëndetësisë në rolin e ekspertëve të barnave dhe produkteve të kujdesit shëndetësor (kozmetike, dietike, ushqimore, produkteve bimore, artikujve sanitarë, etj).