Albanian University Center, në bashkëpunim me Albanian University, është krenare të jetë pjesë e projektit evropian Research Universities for the Western Balkans (Res-Uni), si pjesë e një konsorciumi ndërkombëtar që synon forcimin e kapaciteteve kërkimore dhe nxitjen e bashkëpunimit akademik në rajon.
Titulli i Projektit: Universitetet Kërkimore për Ballkanin Perëndimor (Res-Uni)
Programi: Erasmus+ Ndërtimi i Kapaciteteve në Arsimin e Lartë (CBHE)
Numri i Projektit: 101179358 — Res-Uni — ERASMUS-EDU-2024-CBHE
Kohëzgjatja e Projektit: 36 muaj
Koordinatori i Projektit: Universiteti Firat, Turqi
Projekti Universitetet Kërkimore (Res-Uni) ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të institucioneve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor përmes zhvillimit të njohurive dhe aftësive në fushat e transformimit digjital, të dhënave të mëdha (big data) dhe sistemeve të menaxhimit të të dhënave. Qëllimi kryesor është përmirësimi i përputhshmërisë institucionale me standardet e BE-së dhe mbështetja e transformimit të institucioneve pjesëmarrëse në universitete moderne kërkimore.
Duke mbështetur bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe duke nxitur një kulturë të kërkimit shkencor, inovacionit dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës, projekti Res-Uni kontribuon në transformimin strategjik të sektorit të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor. Ai fuqizon universitetet të bëhen aktorë aktivë në Zonën Evropiane të Kërkimit (ERA) dhe forcon rolin e tyre si nxitës të zhvillimit ekonomik dhe teknologjik.
🔗 Mësoni më shumë rreth projektit: https://resuni.firat.edu.tr/
“Financuar nga Bashkimi Europian. Megjithatë, pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorit(ve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Europian. As Bashkimi Europian dhe as autoriteti dhënës nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.”
Internship – Trajnim një javor i studentëve të Albanian University për “BIG DATAˮ në WSGE University of Applied Sciences, Jozefow Poloni
Në kuadër të Projektit Res-Uni studentët e Albanian University, Alma Koci dhe Franci Seleni nga Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike dhe Fabio Broshka nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore, ndoqën trajnimin një javor në Jozefow, Poloni në WSGE University…
Takimi i Stafit të Projektit në Jozefow, Poloni, 27–28 April 2026
Takimi i mbajtur në kuadër të projektit “Research Universities”, i financuar sipas programit Erasmus+, Capacity Building in Higher Education Action, projekti nr. 101179358, u zhvillua më 27-28 prill 2026, në AWSGE në Józefów, Poloni. Ky aktivitet përbënte një moment të…
Përfundon trajnimi i studentëve të Albanian University në kuadër të Projektit Res-Uni
Studentët e Albanian University morën pjesë në programin ndërkombëtar të trajnimit në fushën e Big Data në kuadër të Projektit Res-Uni, i zhvilluar në bashkëpunim me WSGE, Poloni, gjatë periudhës 12–27 Mars 2026. Ky program përfshiu studentë nga të tre…


