Tiranë, më 23.09.2026
Vend Vakant
Punonjës Biblioteke
Albanian University kërkon të punësojë një Punonjëse Biblioteke motivuese dhe me përkushtim ndaj punës akademike. Personi i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për menaxhimin e burimeve të informacionit, asistimin e studentëve dhe stafit akademik në kërkimet shkencore, si dhe mbarëvajtjen e shërbimeve bibliotekare fizike e digjitale.
- Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
- Menaxhimi i Fondit të Librave: Katalogimi, klasifikimi dhe arkivimi i literaturës shkencore, mikrotezave dhe revistave akademike.
- Shërbimi ndaj Përdoruesve: Udhezimi dhe asistimi i studentëve, pedagogëve dhe kërkuesve shkencorë në kërkimin e burimeve akademike.
- Aksesi në Baza të Të Dhënave: Administrimi i huazimeve fizike dhe ndihma në aksesimin e bazave të të dhënave shkencore online.
- Mirëmbajtja e Sistemim: Përditësimi i katalogut elektronik (Baza e të Dhënave të Bibliotekës).
- Organizimi i Ambientit: Ruajtja e rregullit në sallat e studimit dhe monitorimi i zbatimit të rregullores së bibliotekës.
- Kriteret e Kërkuara
- Arsimi: Diplomë Universitare (Cikli Master përbën avantazh), Gjuhë-Letërsi, Shkenca Informacioni, Arkivë ose fusha të ngjashme shoqërore.
- Përvoja e Punës: Përvoja e mëparshme në biblioteka universitare ose institucione kërkimore-shkencore përbën avantazh.
- Aftësitë Teknike:
- Njohuri shumë të mira të sistemeve softuerit të menaxhimit të bibliotekave.
- Zotërim i mirë i paketës Microsoft Office dhe bazave të të dhënave akademike.
- Gjuhët e Huaja: Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze. Gjuhë të tjera janë avantazh.
- Aftësi ndërpersonale: Etikë e lartë profesionale, aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe aftësi për të punuar në mjedis akademik.
- Dokumentacioni i Kërkuar
- Curriculum Vitae (CV).
- Letër Motivimi.
- Mënyra e Aplikimit
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në dhe një Letër interesi, brenda datës 30.09.2026 në adresën e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al


