Vënde Vakante tek Fakulteti i Shkencave Mjekësore

Albanian University

NUIS J82025002B

 Tiranë, më 11/01/2023

Vënde Vakante

Viti akademik 2022-2023, semestri i dytë

Albanian Universitypër vitin akademik 2022 – 2023, semestri i dytë paraqet si më poshtë vëndet vakante për plotësim të personelit akademik dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

Fakulteti i Shkencave Mjekësore

30 vënde vakante

Kriteret e përgjithëshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin dhe Rregulloren e Institucionit si dhe në “Ligjin për Arsimin e Lartë”, 80/2015 dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:

  • Të ketë eksperiencë në mësimdhënie dhe eksperiencë profesionale, e lidhur me lëndën që do të mbulojnë;
  • Preferohet që aplikantët të kenë gradën shkencore “Doktor”, “Prof.Asoc” “Prof.Dr.”.
  • Të zotërojnë aftësitë e nevojshme personale për vendin e punës, si aftësi komunikimi.

A. Departamentit të Stomatologjisë shpallen 9 vende vakante

1- Biologji -1 pedagog i brendshëm me të paktën gradën Profesor i Asociuar .

2- Gjenetikë – 1 pedagog i brendshëm me të paktën gradën Profesor i Asociuar .

3- Patologji OMF – 1 pedagog i brendshëm me të paktën gradën Profesor i Asociuar.

4- Anatomi Patologjike – 1 pedagog i brendshëm me të paktën gradën Profesor i Asociuar.

5- Histologji/Embriologji– 1 pedagog i brendshëm me të paktën gradën Profesor i Asociuar.

6- Urgjencë– 1 pedagog i brendshëm me të paktën gradën Profesor i Asociuar.

7- Sëmundje Infektive– 1 pedagog i brendshëm me të paktën gradën Profesor i Asociuar.

8- Protetikë e lëvizshme/fikse – 1 pedagog i brendshëm me të paktën gradën Profesor i Asociuar .

9- Menaxhim Shëndetësor– 1 pedagog i brendshëm me të paktën gradën Profesor i Asociuar

B. Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë shpallen 28 vende vakante

Programi i Studimit në “Infermieri” ka këto nevoja:

1. Puerikulturë- 2 Pedagogë të brëndshëm me gradën Prof.Dr ose Dr me eksperience në mësimdhënie

2. Biokimi Mjekësore- 2 Pedagogë të brëndshëm me gradën Prof.Dr/Asoc ose Doktor Shkencash me eksperience në mësimdhënie.

3. Fiziologji- 2 Pedagogë të brëndshëm me gradën Prof.Dr/Asoc ose Doktor Shkencash me eksperience në mësimdhënie.

4. Psikiatri – 2 Pedagogë të brëndshëm me gradën Prof.Dr/Asoc ose Doktor Shkencash me eksperience në mësimdhënie.

5. Infermieristika e Obstetrikë – Gjinekologji – 2 Pedagogë të brëndshëm me gradën Prof.Dr/Asoc/ Doktor Shkencash Ose SPa me eksperience në mësimdhënie.

6. Neuroanatomi- 3 Pedagogë me gradën Doktor Shkencash me eksperience në mësimdhënie.

7. Histologji – 2 Pedagogë të brëndshëm me gradën Doktor Shkencash me eksperience në mësimdhënie.

8. Epidemiologji -2 Pedagogë të brëndshëm me gradën Doktor Shkencash me eksperience në mësimdhënie.

9. Imunologji- 3 Pedagogë të brëndshëm me gradën Doktor Shkencash me eksperience në mësimdhënie.

10. Geriartri- 2 Pedagogë të brëndshëm me gradën Prof.Dr/Asoc ose Doktor Shkencash me eksperience në mësimdhënie.

11. Sëmundje Infektive- 3 Pedagogë të brëndshëm me gradën Prof.Dr/Asoc ose Doktor Shkencash me eksperience në mësimdhënie.

Programi i Studimit Bachelor në “Fizioterapi” ka këto nevoja:

1. Vlerësim Neurofiziologjik- 1 Pedagog i brëndshëm me gradën Doktor Shkencash në Fizioterapi

2. Fizioterapi Instrumentale- 1 Pedagog i brëndshëm me gradën Doktor Shkencash në Fizioterapi

3. Histologji – 1 Pedagog i brëndshëm me gradën Profesor ose Doktor Shkencash me eksperience në mësimdhënie.

Programin e Studimit Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale” ka këto nevoja:

1. Anestezi – Reanimacion- 1 Pedagog i brëndshëm me gradën Profesor ose Doktor Shkencash me eksperience në mësimdhënie.

2. Kujdesi Infermierorë në Anestezi – Reanimacion- 1 Pedagog i brëndshëm me gradën Profesor ose Doktor Shkencash me eksperience në mësimdhënie.

Programin e Studimit Master Profesional në “Terapi Manuale” ka këto nevoja:

1. Rehabilitim në Teorine e Terapisë Manuale 1 – 1 Pedagog i brëndshëm me gradën Profesor ose Doktor Shkencash me eksperience në mësimdhënie.

2. Rehabilitim në Teorine e Terapisë Manuale 2 – 1 Pedagog i brëndshëm me gradën Profesor ose Doktor Shkencash me eksperience në mësimdhënie.

C. Departamenti Farmaci – 3 vende vakante

1. Biologji – 1 pedagog me titullin akademik Profesor me eksperiencë në mësimdhënie për pedagog të brendshëm.

2. Anatomi – 1 pedagog me titullin akademik Profesor/Dr me eksperiencë në mësimdhënie për pedagog të brendshëm.

3. Farmakognozi e Analizë e drogave mjekësore- 1 pedagog me titullin akademik Profesor me eksperiencë në mësimdhënie për pedagog të brendshëm.

Kandidatët duhet të kenë përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në programet : Farmaci, Mjekësi dhe Gjenetikë

  • Aplikimet janë të hapura deri më 10/02/2023.