Forma e Vlerësimit Brenda Sistemit Shqiptar dhe Europian

Vlerësimi në përfundim të secilës lëndë bëhet me pikë  (nga 0 – 100 pikë) dhe rezultati përfundimtar konvertohet në sistemin kombëtar të vlerësimit me notë i cili është nga 4 – 10, ku nota 4 është notë jo kaluese dhe 10 është vlerësimi maksimal për njohuritë e përftuara si dhe shprehet me gërma nga A deri në F sipas sistemit të vlerësimit ECTS me notë. Për detaje të mëtejshme, tabela më poshtë:

Pikët Norma Germa
95-100 10 A
91-94 10 A-
86-90 9 B+
81-85 9 B
76-80 8 B-
71-75 8 C+
66-70 7 C
61-65 7 C-
56-60 6 D+
51-55 6 D
46-50 5 D-
41-45 5 E
1-40 4 F