Albanian University
NUIS J82025002B
Tiranë, më 6 Qershor 2023
Vende Vakante
Viti akademik 2023-2024, semestri i parë
Albanian University për vitin akademik 2023 – 2024, semestri i parë paraqet si më poshtë vendet vakante për plotësim të personelit akademik dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.
Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
13 vende vakante
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin dhe Rregulloren e Institucionit, “Ligjin për Arsimin e Lartë 80/2015” dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:
- Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve në profilin përkatës, sipas lëndës që do të mbulojnë me mesatare mbi 8 (tetë);
- Preferohet eksperiencë në mësimdhënie dhe eksperiencë profesionale, e lidhur me lëndën që do të mbulojnë;
- Preferohet që aplikantët të kenë gradën shkencore “Doktor”;
- Të zotërojnë aftësitë e nevojshme personale për vendin e punës, si aftësi komunikimi etj.
- Departamenti i Inxhinierive: 6 vende vakante
Në kuadër të plotësimit të personelit akademik për vitin akademik 2023-2024, semestri i parë, Departamenti i Inxhinierive paraqet vendet vakante dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që aplikojnë:
- 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Elektrike ose ekuivalente.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Elektrike ose ekuivalente.
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
- Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët:
- Teknikë sigurimi,
- Makina elektrike 1 – 2,
- Matje elektrike dhe elektronike 1 – 2,
- Transmisione elektrike,
- Makina dhe transmisione elektrike,
- Cilësia, normativa dhe legjislacioni teknik.
- 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
- Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët:
- Mikroelektronika,
- Projektimi i qarqeve dixhitale,
- Sistemet me mikroproçesor,
- Sisteme elektronike.
- 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike, Teknologjisë së Informacionit, Informatikës ose ekuivalente.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike, Teknologjisë së Informacionit, Informatikës ose ekuivalente.
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
- Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët:
- Teori rrjetash/Rrjeta telematike,
- Teori rrjetash e avancuar,
- Programim i orientuar nga objekti,
- Programim në ambjente të shpërndarë,
- Sisteme operative në kohë reale,
- Algoritëm dhe programim i avancuar,
- Siguria në rrjetat kompjuterike.
- 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Mekanike/Mekatronike ose ekuivalente.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Mekanike/Mekatronike ose ekuivalente.
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
- Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët:
- Teknologjia e materialeve,
- Vizatimi teknik industrial dhe autocad,
- Transmisione hidropneumatike.
- 2 vende pune për personel akademik me kohë të plotë (asistent lektor) në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbaruar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
- Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët:
- Elektroteknika 1/Elektroteknika 2,
- Elementë e teknologji elektronike,
- Bazat e elektronikës,
- Elektronika analoge/Elektronika dixhitale,
- Sisteme elektronike,
- Elektronika e fuqisë.
- Departamenti Art Dizajnit: 2 vende vakante
Në kuadër të plotësimit të personelit akademik për vitin akademik 2023-2024, semestri i parë, Departamenti i Art-Dizajn paraqet vendet vakante dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që aplikojnë:
- 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Dizajnit ose ekuivalente.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat: Dizajn/ Arte/ose ekuivalente;
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë);
- Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë në mësimdhënie;
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët për të cilat aplikon:
- Art 2D,
- Fotografi,
- Restaurim,
- Estetikë
- 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Arkitekturës ose ekuivalente.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat: Arkitekturë / ose ekuivalente;
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë);
- Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë në mësimdhënie;
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh;
- Të kenë njohuri të mira në lëndët për të cilat aplikon:
- Art 3D
- Interier Dizajn 2
- Departamenti i Shkencave Ekonomike: 5 vende vakante
Në kuadër të plotësimit të personelit akademik për vitin akademik 2023-2024, semestri i parë, Departamenti Shkencave Ekonomike paraqet vendet vakante dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që aplikojnë:
- 1 (një) personel akademik me kohë të plotë (Profesorë/Lektorë) për grupin mësimor të “Ekonomiksit”.
- 1 (një) personel akademik me kohë të plotë (Profesorë/Lektorë) për grupin mësimor të “Menaxhimit”.
- 2 (dy) personel akademik me kohë të plotë (Profesorë/Lektorë) për grupin mësimor të “Financë-Kontabilitetit”.
- 1 (një) personel akademik me kohë të plotë (Profesorë/Lektorë) për grupin mësimor të lëndëve të formimit bazë.
Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur Doktoratën dhe/ose të kenë ekspertizë të spikatur në fushat përkatëse;
- Të kenë notë mesatare të ponderuar të studimeve Bachelor dhe Master mbi 8,5.
- Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune dhe eksperiencë në mësimdhënie;
- Të kenë njohuri të mira profesionale të gjuhës angleze.
- Të kenë njohuri shumë të mira në lëndët që duan të angazhohen.
- Të interesuarit mund të aplikojnë me një CV dhe letër interesi në adresën elektonike e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al.
- Aplikimet janë të hapura deri më 31 Gusht 2023.