Klinika e Fizioterapisë

Klinika e Fizioterapisë Albanian University është hapur në 2016, me qëllim për të mbështëtur procesin mësimor praktik të Programit të Studimit Bachelor Fizioterapi dhe rishtazi këtë vit akademik të Masterit Profesional Terapi Manuale.

Në klinikë studentët zhvillojnë praktikat profesionale mësimore në auditor , nën udhëheqjen e pedagogëve të Departamentit të Infemierisë dhe Fizioterapisë. Kushtet dhe mjetet bashkëkohore të klinikës mundësojnë formimin optimal për fizioterapistët e ardhshëm që diplomohen në këto programe studimi.

Klinika e Fizioterapisë Albanian University është një vlerë e shtuar për Universitetin jo vetëm në kompletimin me orë praktike të lëndëve si: Principet e lëvizjeve, Rehabilitimi ortopedik, Rehabilitimi prostetik, Rehabilitimi pediatrik, Rehabilitimi kardio-pulmonar, Geriartri dhe rehabilitim geriartrik, Rehabilitim fizik, Fizioterapi instrumentale, Rehabilitim në sport, Rehabilitimi në Terapinë manuale, Metodologjia e Terapisë manuale, të Programeve të Studimit që ofrojmë por edhe tashmë edhe si një shërbim cilësor për të tretë.