Më 15 tetor 2026, WSEI University mirëpriti profesoreshat Dhurata Lamçja dhe Rezana Balla nga Albanian University, në kuadër të programit Erasmus+ për mobilitetin e personelit akademik.
Gjatë takimit, përfaqësueset e Albanian University prezantuan veprimtarinë mësimore dhe kërkimore të institucionit. Diskutimet u përqendruan në mundësitë për projekte të përbashkëta kërkimore, publikime shkencore, bashkëpunim në projekte të financuara nga Bashkimi Evropian dhe zgjerimin e mobilitetit studentor.
Kjo vizitë shërbeu si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit, duke kontribuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve akademike dhe institucionale ndërmjet dy universiteteve.
Albanian University vijon të promovojë ndërkombëtarizimin dhe bashkëpunimin akademik përmes programit Erasmus+.









