Albanian University shpall thirrjen për aplikime për mobilitetin Erasmus+ pranë University of Naples Federico II, Itali, për studentët e departamentit të Stomatologjisë, gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2026-2027.
Informacione të përgjithshme
• Institucioni pritës: University of Naples Federico II, Napoli, Itali
• Numri i vendeve: 2 (dy) vende për studentë
• Periudha: Semestri i dytë
• Granti mujor: 900 € / muaj për shpenzimet e jetesës
• Kontribut për udhëtimin: 211 €
• Niveli i anglishtes: minimalisht B1 (kërkohet certifikata e gjuhës)
Dokumentet e kërkuara për aplikim
• Lista e notave (transkripti akademik)
• CV (Curriculum Vitae)
• Letër motivimi
• Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli B1 (certifikatë ose provim përkatës)
Si të aplikoni
Studentët e Stomatologjisë të interesuar duhet të dërgojnë të skanuar dokumentacionin e kërkuar pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë të Albanian University.
erasmus.au@albanianuniversity.edu.al
f.nishani@albanianuniversity.edu.al
Për informacione shtesë, studentët mund t’i drejtohen Zyrës Erasmus+ pranë Albanian University ose pranë departamentit të Stomatologjisë.


