Hapen thirrjet për aplikimet e mobilitetit në rrjetin CEEPUS

Hapen thirrjet për aplikimet e mobilitetit në rrjetin CEEPUS

Në kuadër të pjesëmarrjes të Albanian University, Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Departamentit të Farmacisë në rrjetin CEEPUS ‘Colloids and Nanomaterials in Education and Research’, hapet thirrja për aplikimet e mobilitetit në këtë për vitin akademik 2024/25 (me afat aplikimi deri në 15 qershor 2024 për semestrin e parë -winter semester).

Përmes programit Europian Ceepus, “Albanian University” u ofron studentëve dhe stafit akademik nga universitetet dhe kolegjet e kualifikuara mundësinë për të aplikuar për shkëmbim akademik në kuadër të programit CEEPUS. Të gjitha aplikimet kryhen online, nëpërmjet platformës MY CEEPUS.

Për më shumë informacion në lidhje me programin CEEPUS, procesin e aplikimit, mundësitë dhe kërkesat, kandidatët e interesuar mund të kontrollojnë platformën qendrore CEEPUS si dhe mund të drejtohen pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë d.xhafaj@albanianuniversity.edu.al

#AlbanianUniversity

#CEEPUSNetwork

#AcademicExchange