Në një atmosferë të ngrohtë mes miqsh, të ftuarish, stafit akademik, studentëve e bashkëpunëtorësh të huaj e shqiptarët ndër vite, “Albanian University” ka festuar 20 vjetorin e themelimit.
Një nga universitetet e para private në vend, nis kështu një dekadë të re transformimesh dhe risish, duke u mbështetur në themelet e sigurta që ka ngritur.
Ceremonia u hap me fjalën përshëndëtëse të rektorit të Universitetit, Prof. Dr Pavllo Kongo.
Ideatori dhe themeluesi i “Albanian University”, Z Astrit Veliaj, përshëndeti të pranishmit duke i falenderuar për kontributin në këtë 20 vjetor në ngritjen dhe zhvillimin e “Albanian University”.
Jubile të tillë, janë një moment krenarie për punën e arritur nga stafi akademik.
Tashmë, pas 20 vitesh “Albanian University” ofron 39 programe studimi dhe numëron mbi 33.000 studentë të regjistruar ndër vite.
Dy dekadat e para të jetës së tij, janë një themel i qëndrueshëm për atë që e pret në vitet në vijim Universitetin më të madh privat në vend “Albanian University”!