Panairi i Punës 2024 në Albanian Univeristy

Më datë 08.05.2024 u zhvillua Panairi i Punës në “Albanian University”, organizuar nga “Zyra e Karrierës dhe Alumnit”.

Në hapjen e këtij Panairi na nderoi me prezencën e tij Rektori, Prof. Dr. Pavllo Kongo dhe Dekanët e 3 Fakulteteve të “Albanian University”.

Rektori Prof. Dr. Pavllo Kongo mbajti një fjalim përshëndetës, ku falenderoi të gjitha kompanitë që ishin pjesë e këtij panairi, gjithashtu theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti i cili ju vjen në ndihmë studentëve për të krijuar një të ardhme sa më të suksesshme.

Studentët tanë u njohën me shumë mundësi trajnimi, intershipi dhe punësimi nga kompani të ndryshme të cilat i orientuan ata për hapa të sigurtë drejt karrierës.

“Albanian University”

Aty Ku Krijohet e Ardhmja Jote!