Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë planifikon dhe organizon vlerësimin e brendshëm të cilësisë:
- të programeve të studimit, dhe
- vlerësimit të brendshëm të institucionit.
FUNKSIONET
- NJSBC për çdo vlerësim që organizon, nge Grupin e Vlerësimit të Brendshëm (GVB), ku merr pjesë edhe një përfaqësues nga Këshilli Studentor, dhe kur e shikon të arsyeshme ajo fton edhe një ekspertë të jashtëm.
- Grupi i vlerësimit të brendshëm ngrihet në rang Fakulteti, dhe në veprimtarinë e tij ai ka autonomi operative dhe akses në të gjitha të dhënat e institucionit.
- GVB e realizon veprimtarinë e tij bazuar në Kodin e Cilësisë në Arsimin e Lartë si dhe standardet për Sigurimin e Cilësisë në HEAL .
- GVB në veprimtarinë e tij realizon: analiza statistikore të të dhënave, bazuar në të dhënat e evidentuara në regjistrat sipas përcaktimit të nenit 50 të këtij Statuti, në sondazhet, pyetsorët dhe intervistat e organizuar me stafin akademik, stafin joakademik dhe studentët.
- Të dhënat e vlerësimit, NJSBC i publikon në faqen zyrtarë të AU.
- Vlerësimi i brendshëm i programeve të studimit apo institucional organizohet nga NJSBC si rregull një herë në 3 vjet. Nëse është e nevojshme, NJSBC mund të organizojë vlerësime të pjesshme edhe më shpesh.
- Mënyra e organizimit të vlerësimit të brendshëm, aktivitetet që kryhen, përgjegjësitë dhe mënyra e paraqitjes së rezultateve përcaktohen në rregulloret dhe procedurat përkatëse.
- NJSBC në bashkëpunim me Agjensinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) organizon trajnim të anëtarëve të grupit të vlerësimit. Për anëtarët e grupit të vlerësimit njësia merr masat e sigurimit të kushteve të përshtatshme për realizimin e kësaj detyre.
- NJSBC mban lidhje të vazhdueshme me ASCAL për realizimin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë në AU.
Loading...
Loading...
Loading...
Loading...
Loading...