Albanian University
NUIS M61320035G
Tiranë, më 02/07/2026
Vende Vakante
Viti akademik 2026-2027, semestri i parë
Albanian University për vitin akademik 2026-2027, semestri i parë, paraqet si më poshtë vendet vakante për plotësim të personelit akademik dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
7 vende vakante
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin dhe Rregulloren e Institucionit si dhe në “Ligjin për Arsimin e Lartë”, 80/2015 dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:
1. Të kenë gradën shkencore “Doktor i shkencave”, titulli akademik
“Prof.Asoc” “Prof.Dr.” përbën avantazh;
2. Të kenë përvojë akademike në institucione të arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit
3. Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë në mësimdhënie;
4. Të kenë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze
A. Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes shpall dy (2) vende vakante
I. Dy (2) vende pune për personel akademik me kohë të pjesshme të kategorisë profesor/lektor për programin e studimit Master Profesional në “Mësuesi në Arsim Special”
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
1. Të zotërojnë titullin akademik “Profesor i Asociuar” në fushën e Pedagogji-Psikologjisë ose të Shkencave Sociale.
2. Të kenë përvojë të dëshmuar akademike dhe në mësimdhënie në institucione të arsimit të lartë, me përvojë të preferuar në Universitetin Evropian.
3. Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze
4. Të disponojnë kualifikime shtesë profesionale, përfshirë trajnime, specializime, certifikime ose zhvillim të vazhdueshëm profesional në fushat përkatëse.
5. Të zotërojnë aftësitë personale dhe profesionale të nevojshme për ushtrimin me sukses të detyrave dhe përgjegjësive të vendit të punës, përfshirë aftësi të mira komunikimi, bashkëpunimi dhe organizimi.
B. Departamenti i Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative shpall dy (2) vende vakante
I. Dy (2) vende pune për personel akademik me kohë të plotë të kategorisë Profesor/Lektor në fushën e shkencave juridike
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
3. Të kenë gradën shkencore “Doktor i shkencave”, titulli akademik
“Prof.Asoc” “Prof.Dr.” përbën avantazh;
2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë);
3. Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë pune dhe eksperiencë në
mësimdhënie;
4. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Bashkimit Evropian. Gjuha
angleze përbën avantazh.
C. Departamenti i Psikologjisë së Përgjithshme shpall tre (3) vende vakante
I. Një (1) vend pune për personel akademik me kohë të plotë të kategorisë Profesor/Lektor në fushën e psikologjisë
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
1. Të kenë mbrojtur minimalisht Doktoraturën në fushën e Psikologjisë
2. Të kenë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë)
3. Të kenë minimumi 3 vite përvojë akademike
4. Të kenë njohuri të mira në një nga gjuhët e Komunitetit Europian. Gjuha Angleze përbën përparësi
5. Të kenë njohuri të mira në një nga profilet e psikologjisë, klinike, shkollore dhe/ose zhvillimore si dhe në lëndët:
– Histori e Mendimit Psikologjik
– Vlerësim Psikologjik
– Psikologji Emocion-Motivacion
– Ndërhyrje të Hershme (në problemet zhvillimore të të nxënit)
– Logoterapi
– Neuropsikologji Klinike
II. Dy (2) vende pune për personel akademik me kohë të pjesshme të kategorisë Profesor/ Lektor në fushën e Psikologjisë
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
1. Të kenë mbrojtur minimalisht Doktoraturën në fushën e Psikologjisë
2. Të kenë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë)
3. Të kenë minimumi 3 vite përvojë akademike
4. Të kenë njohuri të mira në një nga gjuhët e Komunitetit Europian. Gjuha Angleze përbën përparësi
5. Të kenë njohuri të mira në një nga profilet e psikologjisë, klinike, shkollore dhe/ose zhvillimore si dhe në lëndët:
– Metodologjia dhe Instrumentat për Këshillim dhe Orientim Karriere
– Psikologji Personaliteti
· Të interesuarit mund të aplikojnë me një CV dhe letër interesi në adresën elektonike e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al.
· Aplikimet janë të hapura deri më 24/08/2026.


