Vende Vakante

Albanian University

NUIS M61320035G

Tiranë, më 02/07/2026

Vende Vakante

Viti akademik 2026-2027, semestri i parë

Albanian University për vitin akademik 2026-2027, semestri i parë, paraqet si më poshtë vendet vakante për plotësim të personelit akademik dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

10 vende vakante

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin dhe Rregulloren e Institucionit si dhe në “Ligjin për Arsimin e Lartë”, 80/2015 dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:

1. Të kenë gradën shkencore “Doktor i shkencave”, titulli akademik

“Prof.Asoc” “Prof.Dr.” përbën avantazh;

2. Të kenë përvojë akademike në institucione të arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit

3. Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë në mësimdhënie;

4. Të kenë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze

A. Departamenti i Inxhinierive shpall 7 vende vakante

I. 2 vende pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike, Teknologjisë së Informacionit, Informatikës ose ekuivalente.

Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

1. Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike, Teknologjisë së Informacionit, Informatikës ose ekuivalente.

2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).

3. Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.

4. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.

5. Të kenë njohuri të mira në lëndët:

– Algoritëm dhe programim i avancuar

– Programim në ambjente paralel / të shpërndarë,

– Interneti, Arkitekturë dhe Protokollet,

– Bazat e inteligjencës artificiale,

– Programim Java / C++,

– Përpunim imazhi,

– Teknologjia Cloud,

– Rrjeta telematike.

II. 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Elektrike ose ekuivalente.

Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

1. Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Elektrike ose ekuivalente.

2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).

3. Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.

4. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.

5. Të kenë njohuri të mira në lëndët:

– Cilësia, normativa dhe legjislacioni teknik,

– Projektimi dhe funksionimi i sistemeve të energjisë,

– Eficienca e energjisë në ndërtesa,

– Optimizimi i sistemeve të energjisë dhe proceseve.

III. 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.

Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

1. Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.

2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).

3. Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.

4. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.

5. Të kenë njohuri të mira në lëndët:

– Matje elektrike dhe elektronike,

– Elektronika e aplikuar në mekatronikë,

– Projektim sistemesh elektronike,

– Akustika e aplikuar dhe teknika e ndriçimit,

– Sisteme elektronike.

IV. 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Mekanike ose ekuivalente.

Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

1. Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Mekanike ose ekuivalente.

2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).

3. Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.

4. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.

5. Të kenë njohuri të mira në lëndët:

– Transmisione hidropneumatike,

– Vizatimi teknik industrial dhe AutoCad.

V. 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në Matematikë ose fusha inxhinierike me ekperiencë të veçantë në kuadër të Proçeseve Stokastike.

Kandidati për këtë vend pune duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

1. Të ketë mbrojtur doktoraturën në Matematikë ose fusha inxhinierike me ekperiencë të veçantë në kuadër të Proçeseve Stokastike.

2. Të ketë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).

3. Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë pune.

4. Të ketë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.

5. Të ketë njohuri të mira në lëndën:

– Proceset stokastike

VI. 1 vend pune për personel ndihmës akademik me karakter mësimor në fushën e Inxhinierisë Elektronike ose Inxhinierisë Elektrike, me eksperiencë pune në mësimdhënie dhe mirëmbajtje në:

1. Laboratorë të Elektronikës Analoge,

2. Laboratorë të Elektronikës Dixhitale,

3. Laboratorë të Elektronikës së Fuqisë,

4. Laboratorë të Automatikës dhe Kontrollit.

5. Laboratorë të Elektroteknikës,

6. Laboratorë të Makinave Elektrike,

7. Laboratorë të Transmisioneve Elektrike.

B. Departamenti i Shkencave Ekonomike shpall 2 vende vakante

I. 1 (një) personel akademik me kohë të plotë (Profesorë/Lektorë) për grupin mësimor të “Marketing”.

Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

1. Të kenë mbrojtur Doktoratën në fushën e Marketingut dhe ekspertizë të spikatur në fushat përkatëse;

2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë) të studimeve Master, nëse nuk ka Doktoraturë;

3. Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune dhe eksperiencë në mësimdhënie;

4. Të kenë njohuri të mira profesionale të gjuhës angleze.

5. Të kenë njohuri të mira në lëndët që duan të angazhohen.

II. 1 (një) personel akademik me kohë të plotë (Profesorë/Lektorë) për grupin mësimor të “Financë – Bankë”.

Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

1. Të kenë mbrojtur Doktoratën në fushën e Financë- Bankë dhe ekspertizë të spikatur në fushat përkatëse;

2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë) të studimeve Master, nëse nuk ka Doktoraturë;

3. Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune dhe eksperiencë në mësimdhënie;

4. Të kenë njohuri të mira profesionale të gjuhës angleze.

5. Të kenë njohuri të mira në lëndët që duan të angazhohen.

C. Departamenti i Art Dizajnit shpall 1 vend vakant

I. 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Dizajnit ose ekuivalente me diplomë në arkitekturë.

Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

1. Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat: Dizajn/ Arte/ose ekuivalente;

2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë);

3. Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë në mësimdhënie;

4. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.

5. Të kenë njohuri të mira në lëndët për të cilat aplikon:

– Interier Dizajn 2

– Praktikë Profesionale

· Të interesuarit mund të aplikojnë me një CV dhe letër interesi në adresën elektonike e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al.

· Aplikimet janë të hapura deri më 24/08/2026.