Albanian University vijon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar nëpërmjet Programit CEEPUS dhe pjesëmarrjes si institucion partner në rrjetin “Colloids and Nanomaterials in Education and Research”.
Në këtë kuadër, znj. Rabina Boci, pjesë e Klinikës Stomatologjike të Albanian University, realizoi një mobilitet akademik pranë University of Ljubljana, Faculty of Health Sciences, në Slloveni nën drejtimin e Prof. Klemen Bohinc.
Gjatë mobilitetit, u zhvilluan aktivitete kërkimore laboratorike mbi materialet biomjekësore, duke përdorur metoda të ndryshme eksperimentale. Puna e saj përfshiu teknika të analizës sipërfaqësore, diskutimin dhe interpretimin e rezultateve me kërkuesit, si dhe kontributin në një projekt kërkimor në zhvillim.
Nëpërmjet pjesëmarrjes në rrjetin CEEPUS, Albanian University vijon të mbështesë mobilitetin akademik, ndërkombëtarizimin, bashkëpunimin kërkimor dhe shkëmbimin e njohurive ndërmjet institucioneve partnere.
#AlbanianUniversity #CEEPUS #AcademicMobility #UniversityOfLjubljana #Dentistry #Nanomaterials #BiomedicalMaterials #ResearchCollaboration





