Albanian University fton stafin akademik dhe administrativ të aplikojë për mobilitet Erasmus+ në Universitetin e Arktikut të Veriut (UiT), Norvegji.
Janë në dispozicion 2 kuota:
1 kuotë për staf administrativ (trajnim);
1 kuotë për staf akademik (mësimdhënie) në fushën Elektricitet/Energji.
Periudha e mobilitetit: Java e fundit e shtatorit 2026
Afati i aplikimit: 25 gusht 2026
Dokumentet e nevojshme:
• CV
• Letër motivimi
Aplikimet dërgohen në: erasmus.au@albanianuniversity.edu.al


