Albanian University dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) kanë nisur zyrtarisht projektin e përbashkët për ‘Digjitalizimi i inventarëve të Fondeve të Arkivave Shtetërore Vendore 1954-2000’
Në prani të Rektorit të Albanian University, Prof. Dr. Pavllo KONGO dhe përfaqësuesit nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave u diskutua rreth zbatimit të projektit, arritjen e objektivave, si dhe në përfshirjen aktive të studentëve permës trajnimeve, praktikave dhe çertifikimit final.
Studentët e interesuar u regjistruan si pjesëmarrës aktivë në këtë projekt katër-mujor, duke vijuar me seancat e planifikuara të trajnimeve dhe aplikimeve praktike. Kjo iniciativë synon t’i pajisë ata me njohuri të specializuara dhe aftësi praktike në fushën e arkivimit dhe digjitalizimit, duke i përgatitur për sfidat e ardhshme profesionale.
Ky bashkëpunim i rëndësishëm shënon një hap të madh drejt modernizimit dhe ruajtjes së trashëgimisë sonë arkivore për brezat e ardhshëm.
#AlbanianUniversity
#DPA
#Digjitalizimi
#Arkivat
#Bashkëpunim
#Trajnim