Mënyra e përdorimit të fondeve në AU
Në buxhetin afat-mesëm dhe atë të vitit fiskal të AU, parashikohet edhe mënyra e përdorimit të fondeve. Ndahen në tre kategori të mëdha si:
- Shpenzime për mësimdhënie dhe shkencë
- Shpenzime të administrimit institucional
- Shpenzime të përgjithshme operative.
Ndarja dhe mënyra e përdorimit të fondeve bëhet për çdo njësi bazë, lidhur me kërkesat e shprehura prej tyre, duke marrë në konsideratë fondin e pagave, kontributet shoqërore dhe shëndetësore, për veprimtari shkencore dhe fondin e ekselencës. Shpërndarja bëhet në mënyrë të drejtë, në varësi të numrit të studentëve, stafit akademik dhe administrative të punësuar për çdo njësi.
Zëri më i rëndësishëm është ai i shpenzimeve për mësimdhënie dhe shkencë, e cila nga një përllogaritje zë mesatarisht rreth 90 % të përdorimit të fondeve. Ndërkohë kategoritë e tjera të mëdha, të cilat janë shpenzime të administrimit të përgjithshëm institucional dhe shpenzime të përgjithshme operative zënë përkatësisht 9 % dhe 11 % të fondeve.
Më poshtë gjeni edhe një përmbledhje të shpenzimeve për mësimdhënie dhe shkencë
| Shpenzime, mësimdhënie dhe shkencë |
| 1. Fondi i pagave |
| Për paga-bazë |
| Për orët e mësimit |
| Për kontribute sigurime shoqërore |
| Për kontribute sigurime shëndetësore |
| 2. Honorar për mësimdhënie |
| 3. Për veprimtari shkencore |
| 4. Fondi ekselencës |
| 5. Kosto të tjera personeli të departamentit |
| Personel Ndihmës |
| Personel Drejtues |


