Departamenti i Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative në “Albanian University” në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Politike (ISP) organizuan sot në mjediset e bibliotekës së universitetit forumin e hapur me temë: “Dekriminalizimi/Promovimi i Transparencës dhe llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”.
Duke debatuar mbi ligjin për dekriminalizimin, dhe efektet e tij 6 vite nga vënia në zbatim, drejtori i bordit të ISP, pedagog më Albanian University, Prof. As. Ervin Karamuço vlerësoi këtë nismë ligjore, por nënvizoi nevojën për rishikim të ligjit, vecanërisht sa i takon çështjes së afateve kohore të kontrollit të figurave të zgjedhura në poste publike, si dhe shtrirjes së kontrollit jo vetëm në Evropë, SHBA dhe Kanada por edhe më gjerë.
Drejtuesja e Departamentit të Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative, Dr. Doriana Pano e orientoi debatin mes të rinjve dhe ekspertëve të ISP tek ajo që ajo e quajti” pesha e jashtëzakonshme publike që mbart ky ligj, me qëllim nxitjen e një roli më aktiv e qytetar të të rinjve ndaj zhvillimeve në vend.”
Studentët shprehën interesin e tyre mbi mekanizmat e nxitjes se klimës së transparencës, meritokracise dhe llogaridhënies dhe u shprehën për më shume forume të tilla që i rrisin atyre sigurinë për t’u shndrruar në zëra të fuqishëm publikë.