Tiranë, më 15/06/2026
Vend Vakant
Albanian University shpall vend vakant për: Drejtues të Departamentit të Stomatologjisë
Fakulteti i Shkencave Mjekësore
Rreth pozicionit
Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Albanian Univerity shpall njoftimin vend të lirë pune për pozicionin e Drejtuesit të Departamentit të Stomatologjisë për të cilin jemi në kërkim të një personaliteti me eksperiencë akademike dhe klinike. Ky pozicion tepër i rëndësishëm ofron një mundësi unike për çdo kandidat, që dëshiron të ketë zë dhe të lerë gjurmë në formësimin e brezave të ardhshëm të stomatologjisë, në një institucion me eksperiencë të gjatë në këtë fushë.
Ne besojmë se lidershipi i suksesshëm meriton vlerësim maksimal. Për këtë propozojmë një ofertë financiare shumë të kënaqshme, të menduar për të shpërblyer ekspertizën dhe përkushtimin e një kandidature të përshtatshme.
Kualifikimet dhe kërkesat
· Titulli akademik Profesor, Profesor i Asocuar ose Gradë Shkencore Ph.D/Dr. në Stomatologji.
· Eksperiencë në mësimdhënie, ekspertizë klinike dhe botime shkencore.
· Aftësi të mira komunikimi, organizative dhe ndërpersonale për të udhëhequr me sukses një ekip.
· Të ketë prioritet udhëheqjen akademike dhe rritjen e departamentit me theks në zhvillimin kurikular, sigurimin e cilësisë dhe zhvillimin stategjik afatgjatë të Stomatologjisë në Albanian University
· Njohuri të mira të gjuhës angleze.
· Përvoja të mëparshme në menaxhim akademik, drejtim departamenti ose zhvillim kurrikulash përbën avantazh.
Si të Aplikoni
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë një CV dhe një letër motivimi pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore, me adresë e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al
Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur deri në momentin e plotësimit të saj.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e Albanian University, në një mjedis pune që vlerëson angazhimin, pozitivitetin, frymën e bashkëpunimit dhe kolegjialitetit.


