Stafi akademik i Albanian University në International Staff Week 2026 në Universitetin e Jyväskylä, Finlandë

Në kuadër të programit Erasmus+, stafi akademik i Albanian University — Prof. Asoc. Dr. Aida Dama, Prof. Asoc. Dr. Erda Qorri, PhDc Anja Cenjameri dhe MSc. Gloria Demika — mori pjesë në International Staff Week 2026, të organizuar nga University of Jyväskylä, në datat 8–12 qershor 2026.

Ky aktivitet mblodhi përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë nga vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë, duke krijuar një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e praktikave më të mira, zhvillimin profesional dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë javës, pjesëmarrësit ndoqën sesione tematike të fokusuara në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, mirëqenien në mjedisin akademik, mobilitetin ndërkombëtar dhe zhvillimin e partneriteteve institucionale. Përfaqësuesit e Albanian University kontribuuan në diskutime në disa sesione, me fokus të veçantë në sesionin mbi International Joint and Double Degrees, i cili trajtoi planifikimin, implementimin dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta dhe të diplomave të dyfishta, në përputhje me objektivat strategjike të ndërkombëtarizimit të Albanian University.

Sesionet trajtuan tema kyçe si krijimi i partneriteteve akademike ndërkombëtare, mekanizmat e sigurimit të cilësisë në programet e përbashkëta, si dhe zhvillimet më të fundit evropiane si European Degree Label dhe European Approach for Quality Assurance.

Përmes pjesëmarrjes në International Staff Week, Albanian University vijon të forcojë angazhimin për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, zgjerimin e rrjetit të partneriteteve ndërkombëtare dhe krijimin e mundësive të reja akademike për studentët dhe stafin në kuadër të bashkëpunimeve evropiane.