Departamenti i Shkencave Ekonomike Organizoi Konferencën Studentore “Globalizimi dhe Sfidat e Ekonomive në Zhvillim”

Departamenti i Shkencave Ekonomike nën drejtimin e Dr. Fatmira Kola dhe koordinimin e pedagoges Dr.Brikena Tolli organizoi me sukses Konferencën Studentore me temë “Globalizimi dhe Sfidat e Ekonomive në Zhvillim”.

Konferenca u karakterizua nga prezantime cilësore, analiza interesante dhe diskutime frytdhënëse mbi sfidat dhe mundësitë që globalizimi sjell për ekonomitë në zhvillim. Studentët dëshmuan nivel të lartë përgatitjeje akademike, mendim kritik dhe aftësi kërkimore, duke sjellë ide dhe perspektiva të reja mbi temat e trajtuara.

Falënderojmë të gjithë studentët pjesëmarrës, pedagogët dhe të ftuarit për kontributin e tyre në suksesin e kësaj konference, e cila krijoi një hapësirë të vlefshme për shkëmbimin e ideve, promovimin e kërkimit shkencor dhe zhvillimin profesional të studentëve.