Ambasada franceze datë 14.05.2026 organizoi konferencën ku u zhvillua një leksion i hapur nga arkitektja franceze Manuelle Gautrand me temë “Not Just Buildings: Architecture as Artistic Practice”.
Aktiviteti i organizuar në Vila 31 tërhoqi interes të veçantë tek pjesëmarrësit, pasi arkitektja prezantoi qasjen e saj bashkëkohore ndaj arkitekturës, duke e trajtuar atë jo vetëm si proces ndërtimi, por edhe si praktikë artistike. Nëpërmjet projekteve, ilustrimeve dhe analizave të paraqitura, ajo solli një reflektim mbi raportin ndërmjet traditës dhe arkitekturës moderne, duke evidentuar mënyrën se si këto elemente mund të ndërthuren në krijimtarinë arkitekturore bashkëkohore duke krijuar një qasje origjinale.
Ligjërata u ndoq me interes të madh dhe u shoqërua me pyetje, diskutime dhe shkëmbime mendimesh, të cilat krijuan një atmosferë bashkëbisedimi profesional dhe akademik mes pjesëmarrësve.
Në këtë aktivitet, nga Departamenti i Art Dizajnit, morën pjesë pedagogët Dr.Arjan Zurbo, Msc.Geri Bisha, studentët ekselentë Egerta Tabakaj dhe Artina Xhafaj, si edhe PhD.Bohdana Fink, Zyra e Kërkimit Shkencor dhe Botimeve Akademike, dhe MSc. Aldi Shehu Drejtues i Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë.
Veçanërisht për studentët që studiojnë Interier Dizajn leksione të tilla për arkitekturën dhe praktikën artistike ndaj saj janë një horizont me diapazon të gjerë në zhvillimin horizontal dhe të thellë në drejtimin vertikal të specifikës së saj.




