
“Albanian University”, përfaqësuar nga Rektori Prof. Dr. Pavllo Kongo dhe Drejtuesi i Departamentit të Shkencave Ekonomike Prof. Dr. Bardhyl Ceku, nënshkruan themelimin e ‘Balkan Association of Universities of Economics’ sëbashku me universitetet nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Turqia, Mali i Zi dhe Kosova në Universitetin UVZF Sofie.
Ministri i Arsimit dhe i Shkencës së Bullgarisë, Z. Sasho Panev, realizoi një takim inkurajues me prfaqësuesit e universiteteve ku vuri në dukje rëndësinë e kësaj marreveshjeje si dhe tregoi gadishmërinë dhe përkrahjen e qeverisë bullgare për thellimin e shkëmbimeve të ndërsjellta në fushën e arsimit dhe shkencës.
Qëllimi i ‘Balkan Association of Universities of Economics’ është të ofrojë dhe lehtësojë bashkëpunimin universitar si dhe të bashkojë përpjekjet në shërbimet e arsimit të lartë, njohuritë shkencore dhe trajnimet.


