Prof. Dr. Kaliopi Naska nderohet me Medaljen e Mirënjohjes nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon për studimet shkencore kushtuar Historisë Kombëtare.

Me rastin e festave të Nëntorit, Tirana bëri bashkë në Pallatin e Brigadave kryetarët e bashkive dhe komunave shqiptare në rajon. Në këtë ceremoni kushtuar 110 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare u mbajtën fjalët përshëndetëse nga Zv.kryeministri në Maqedoninë e Veriut Z. Artan Grubi, Kryetari i Komunës së Prishtinës Z. Përparim Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj.  Në këtë ceremoni, nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon u dha Medalja e Mirënjohjes  nga Kryetari i Komunës së Prishtinës Z. Përparim Rama për Prof. Dr. Kaliopi Naska dhe nga Kryetari i UBSHR-së Z. Erion Veliaj për ish-Presidenten e Kosovës, Znj. Atifete Jahjaga. Nderimi që iu  dedikua Prof. Dr. Kaliopi Naskës është për  kontributet e dhëna në studimet e saj shkencore kushtuar  Tiranës dhe Historisë Kombëtare.  Ky vlerësim shërben dhe për kontributin dhe vlerën e grave mbarëkombëtare shqiptare.