Mundësi internshipi, Universiteti Jyvaskyla, Finlandë

Në kuadër të programit Erasmus+ me Universitetin Jyvaskyla në Finlandë, janë hapur dy mundësi intershipi pranë laboratorit të akselerimit të këtij Universiteti për zhvillimin e pajisjeve elektronike. Profili i studenteve i përshtatshëm për këtë internship është në “Inxhinieri Elektronike” dhe “Inxhinieri Kompjuterike”. Periudha e internshipit është Mars – Maj 2023. 

Studentët e interesuar janë të lutur të dergojne një listë notash (shqip) dhe një letër motivimi (anglisht) brenda datës 15.12.2022 në emailin genta.rexha@albanianuniversity.edu.al

Informacione mbi laboratorin i gjeni në linkun: https://www.jyu.fi/science/en/physics/research/infrastructures/accelerator-laboratory