Në datat 23 – 24 Qershor 2022, përfaqësuese të grupit kërkimor – shkencor të “Albanian University”, të angazhuara në projektin RESILIENCE PPP, Prof. Asoc. Dr. Genta Rexha dhe Dr. Elisabeta Kafia ishin të pranishme në takimin e organizuar në Bologna për nisjen e aktiviteteve të tij. Gjatë takimit u diskutuan rezultatet e arritura me përfshirjen e infrastrukturës kërkimore RESILIENCE në Hartën e ESFRI 2021 dhe aktivitetet për të ardhmen me qëllim arritjen e objektivave të propozuara.
RESILIENCE është një infrastrukturë kërkimore unike, ndërdisiplinore dhe gjallëruese për të gjitha Studimet Fetare, duke ndërtuar një platformë me performancë të lartë, duke furnizuar me mjete evoluese dhe të dhëna të mëdha (big data) për studiues nga të gjitha disiplinat shkencore, që përshkojnë fetë në larminë e tyre diakronike dhe sinkronike. RESILIENCE së fundmi ka marrë fonde nga Komisioni European për Fazën e tij Përgatitore (2022 – 2026).