Zhvillohet dita informuese “Info Day: Aplikimet në Programe Kombëtare dhe Ndërkombëtare”. Prezantohen Programet e mobilitetit Erasmus+ KA1 dhe CEEPUS, si dhe programin Cost per aplikime individuale

Ditën e martë, datë 21.06.2022, ora 14:00, në Godinën e Rr. së Kavajës, Salla 101, nën kujdesin e Zyrës së Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Botimeve Akademike, u zhvillua dita informuese “Info Day: Aplikimet në Programe Kombëtare dhe Ndërkombëtare”. Dr. Delina Xhafaj prezantoi tek të pranishmit programet e mobilitetit Erasmus+ KA1 dhe CEEPUS, si dhe programin Cost per aplikime individuale. Nga ana tjetër, Prof. Asoc. Dr. Genta Rexha njohu të pranishmit me programet kombëtare të ofruara nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), programin Western Balkan Fund (WBF) dhe programet Europiane Horizon Europe dhe Erasmus+. Zv. Rektorja për procesin mësimor Prof. Asoc. Dr. Aida Dama solli eksperiencën e saj në aplikimin në programin Marie Sklodowska-Curie, si një eksperiencë pozitive që mund t’iu shërbejë të gjithë kërkuesve shkencorë.Në fund të ditës informuese, stafit akademik ju përcoll një pyetësor, për të marrë informacion mbi pëlqyeshmërinë e aktivitetit dhe për të paraqitur argumente që të pranishmit i konsiderojnë me interes për t’u trajtuar në të ardhmen.