Departamentit të Inxhinierive në “Albanian University” në kuadër të rrjetit CEEPUS BG-0722-11-2223 – Computer Aided Design of automated systems for assembling po zhvillojnë një shkollë verore në Sozopol, Bullgari

Në datat 29 qershor – 01 korrik 2022, studentë të  Departamentit të Inxhinierive në “Albanian University” po zhvillojnë një shkollë verore në Sozopol, Bullgari, në kuadër të rrjetit CEEPUS BG-0722-11-2223 – Computer Aided Design of automated systems for assembling. Ata shoqërohen në këtë aktivitet nga pedagogu MSc. Jozef Kola, i cili prezantoi në konferencën ndërkombëtare “Computer Aided Design – New Strategies for Designing Mechanical Assemblies”, të organizuar paralelisht me shkollën verore, punimin e grupit kërkimor të Departamentit të Inxhinierive me temë “Implementation of the Requirements of ISO 17025 in Tests Performed at the Engineering Department Laboratories, Albanian University”. Të pranishmit shprehën interes të veçantë edhe për studimin e studentit në programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Mekatronike”, Redi Gjona me temë “Dora Robotike – Projektimi Mekanik dhe Kontrolli Nëpërmjet Mikrokontrollerit Arduino”.