Studentët e Albanian University, MP në “Interier Dizajn”, pranë Departamentit të Art Dizajnit nën drejtimin e pedagogut të tyre, Bashkim Zahaj, vizituan këtë fundjavë dhe diskutuan konkretisht një nga realizimet e suksesshme të tij, në vijën bregdetare të qytetit të Vlorës. Arredimi i objektit 5 kat ,hotel me siperfaqe kati 280m2, me investitor pronar privat, sipas projektit fillestar, në Katin 0 parashikonte bar- restorant dhe recepsion, si dhe 4 kate hotel, me taracë të pashfrytëzueshme gjysëm të mbuluar.
Pavarësisht projektit të përfunduar investitori kërkoi ndryshim funksioni në prioritet të hotelerisë. Kështu studio e dytë( interior design) pas studimit konkludoi:
1- kati 0 të shndërohej në dhoma duplex, apartament familjar, duke lënë në mes hollin e recepsionit, si rezultat u fituan katër apartamente shtesë.
2-Tualeteve të dhomave tip, t’u shtohej transparenca me xham, në vend të murit të gipsit, duke zgjeruar optikisht volumetrinë dhe hapsirën.
3- Taraca u kthye në bar-restorant me pjesën vetratë- xhami dhe verandën, për të siguruar edhe shërbimin e mëngjesit, duke ofruar një pamje befasuese peisazhi bregdetar.
4- Apartamentet dublex familjare u trajtuan në një frymë rustiko të moderuar, duke përdorur masivisht drurin; kurse dhomat tip në frymë moderne me material luçido, për t’i krijuar hotelit dy qendrime diverse në dizajn.
5- Holli mori vëmendje në trajtim luksi, duke u shoqëruar edhe me elementë të fasadës, veshja luçido me mermer dhe mobilje, veshjet me gurë të punuar dhe tavani i trajtuar me trarë konstruktiv druri, shoqëruan fasadën edhe brenda interiorit.
6- Ngjyrat janë një gamë e grisë në okër të ftohtë që shoqëron të gjitha ambientet e hotelit.
Me pak kujdes në implementimin e njohurive të duhura funksionaliteti i interierit njerr në pah edhe shpirtin e artistit.
# AU
# interier dizajn
# vizitë studentore
# arredim