Dita informuese mbi programet Master të ofruara nga Departamenti i Inxhinierive

U zhvillua sot me studentët diplomantë në programet e studimit Bachelor:

  • Bachelor në “Inxhinieri Elektronike”,
  • Bachelor në “Inxhinieri Kompjuterike”,
  • Bachelor në “Teknologji Informacioni”,
  • Bachelor në “Inxhinieri Mekatronike”,
  • Bachelor në “Inxhinieri Elektrike”,

dita informuese mbi programet e studimit të ciklit të dytë Master të ofruara nga Departamenti i Inxhinierive:

  • Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike”,
  • Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni”,
  • Master Profesional në “Sisteme të Energjisë”.

Studentët u informuan mbi kurrikulat bashkëkohore të këtyre programeve të studimit, stafin akademik të angazhuar në to, si dhe mundësitë e shumta të shkëmbimit dhe praktikave profesionale, nisur nga bashkëpunimet e Institucionit me aktorë brenda dhe jashtë vendit.

#zgjedhjajoteAU #beanengineer