EKSPO FABULA

Ditën e martë, më datë 13.06.2022, ora 12:00,  në hollin e Godinës në Rrugën e Kavajës, Departamenti  i Art Dizajnit organizoi hapjen e ekspozitës studentore ”EKSPO FABULA”, me kurator pedagogun Oltjon DELIALLISI, në të cilën u paraqitën punimet e studentëve të vitit të dytë në lëndën e Ilustrimit. Fabulat e EZOPIT dhe novelat grafike, të prezantuara në stile dhe forma të larmishme, tërhoqën vëmendjen e vizitorëve. Emocione mbreslënëse pati dhe projektimi i katalogut, i realizuar me përkushtim nga pedagogu Oltjon Deliallisi, të cilin mund ta shfletoni edhe ju në këtë link:  https://heyzine.com/flip-book/40a474f6fa.html