Leksionin e hapur on-line “Inteligjenca Artificiale + Design”

Laboratori i Grafikës Artistike dhe Multimedias, DAD në “Albanian University” drejtuar nga Dr.Shpend Bengu, organizuan: Leksionin e hapur on-line “Inteligjenca Artificiale + Design” me artistin dhe dizajnerin e njohur shqiptar në SHBA Adrian Grezda, Creative Director, një Drejtor Kreativ me një përvojë mbi 25 vjet në industrinë e dizajnit. Një designer me përvojë UX/UI në krijimit të disa prej faqeve të para të internetit, për marka si Canon, Toshiba, Dow Jones, Verizon, Benjamin Moore dhe shumë të tjera.