Lidhja e marrëveshjes së bashkëpunimit “Albanian University” dhe Universitetit Alma Mater Europea Campus Collage “Rezonanca” 

Përfaqësues të  Fakultetit të Shkencave Mjekësore “Albanian University”, Dr. Agmi Koçiraj dhe Dr. Edmont Laho realiziuan një vizitë miqësore pranë Universitetit Alma Mater Europea Campus Collage “Rezonanca” me presidentin e institucionit Prof. Dr. Ramadan Idrizaj dhe me stafin drejtues.  Ky takim bëri të mundur marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy strukturave në kënvështimin e kërkimit shkencor dhe shkëmbimit të stafit akademik e studentëve në aktivitete kërkimore. Realizimi me sukses i vizitës i dedikohet Prof. Dr. Basri Lenjanit i cili është një ndër pionerët e urgjencave në rajon si dhe Prof. Dr. Blerim Krasniqi,Znj. Marigona Shala dhe Dr. Ergys Micit.