Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë realizoi trajnimin me temë : “Konceptet bazë për aplikime në projekte” (Survival guide for EU Projects)

Në kuadër të axhendës së trajnimeve për stafin akademik për vitin akademik 2022-2023 Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë realizoi trajnimin me temë : “Konceptet bazë për aplikime në projekte” (Survival guide for EU Projects) nën referimin e zv. Rektorit për kërkimin shkencor Prof.As.Dr. Bergin GJONAJ. Profesori theksoi rëndësinë e aplikimit në projekte të ndryshme ku gjatë prezantimit të tij e njohu stafin akademik pjesëmarrës  me konceptet bazë për t’u bërë pjesë e një projekti. Gjithashtu, profesor Bergini shpjegoi mënyrën e shkrimit të një propozimi duke qartësuar diferencën e një propozimi nga një artikull i mirëfilltë shkencor. Ky shërbeu si një trajnim hyrës duke I lënë vendin trajnimeve të tjera në lidhje me aplikimin në një projekt.