Erasmus+ IASI   Thirrja për mobilitet për semestrin e parë të vitit të ardhshëm akademik 2023 – 2024

Në kuadër të Programit Erasmus+, falë bashkëpunimit midis Albanian University dhe Universitetit Grigore Popa të Iasit, Rumani, hapet thirrja për mobilitet për semestrin e parë të vitit të ardhshëm akademik 2023 – 2024. Nga Shqipëria drejt Rumanisë do të përfitojnë mobilitet për studim 2 studentë të programit të Stomatologjisë për një periudhë 4/5 mujore secili.

Shkëmbimi do të përfshijë mbulimin e shpenzimeve akademike dhe kostot e udhëtimit.

 Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

– CV (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe);

– Listë notash (e përkthyer në gjuhën angleze);

– Certifikata e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze niveli B2 -IELST, TOEFL).

Afati për dorëzim:  25 Korrik 2023.

Dokumentat duhen dërguar të skanuara në adresën e email: r.xhizdari@albanianuniversity.edu.al

Për më shumë informacion ju lutemi të drejtoheni pranë Departamentit të Stomatologjisë.