Albanian University
NUIS J82025002B
Tiranë, më 13/01/2026
Vende Vakante
Viti akademik 2025-2026, semestri i dytë
Albanian University për vitin akademik 2025-2026, semestri i dytë, paraqet si më poshtë vendet vakante për plotësim të personelit akademik dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
1 vend vakant
Kriteret e përgjithëshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin dhe Rregulloren e Institucionit si dhe në “Ligjin për Arsimin e Lartë”, 80/2015 dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:
· Të ketë eksperiencë në mësimdhënie dhe eksperiencë profesionale, e lidhur me lëndën që do të mbulojnë;
· Preferohet që aplikantët të kenë gradën shkencore “Doktor”, “Prof. Asoc” “Prof. Dr.”.
· Të zotërojnë aftësitë e nevojshme personale për vendin e punës, si aftësi komunikimi.
A. Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes shpall një (1) vend vakant
I. 1 personel akademik me kohë të plotë në programin e studimit Bachelor në “Anglisht”
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
a. PhD në fushat e Filozofisë, Historisë, Komunikimit, Shkenca Sociale;
b. përvojë akademike dhe mësimdhënëse në Universitet Evropiane;
c. formimi i përgjithshëm arsimor dhe profesional;
d. kualifikime të tjera (gradat shkencore ose titujt akademikë);
e. zotërimi i aftësive të nevojshme personale për vendin e punës;
· Të interesuarit mund të aplikojnë me një CV dhe letër interesi në adresën elektonike e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al.
· Aplikimet janë të hapura deri më 05 Shkurt 2026.


