Vënd Vakant: Departamenti i Shkencave Ekonomike

Në kuadër të plotësimit të stafit akademik për vitin akademik 2021-2022, semestri i parë, më poshtë gjeni nevojat për staf akademik të Departamentit të Shkencave Ekonomike me kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që aplikojnë: 

  1. 1 (një) personel akademik me kohë të plotë (Profesorë/Lektorë) për grupin mësimor të “Ekonomiksit” 
  2. 1 (një) personel akademik me kohë të pjesshme (Profesorë/Lektorë) për grupin mësimor të “Manaxhimit”. 

     

    Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: 
  1. Të kenë mbrojtur Doktoratën në fushat e Manaxhimit ose Ekonomiksit dhe/ose ekspertizë të spikatur në fushat përkatëse; 
  2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë) të studimeve Master, nëse nuk ka Doktoraturë; 
  3. Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune dhe eksperiencë në mësimdhënie; 
  4. Të kenë njohuri të mira profesionale të gjuhës angleze. 
  5. Të kenë njohuri të mira në lëndët që duan të angazhohen.