
Stafi i Albanian University, së bashku me disa studentë dhe alumni (të diplomuar të tij), kanë marrë pjesë në takimin e rradhës së zhvilluar në datat 22-24 tetor në ambientet e FSHMT, në kuadër të Projektit GRADUA. Albanian University është partner, së bashku me disa universitete të tjera shqiptare dhe europiane, në këtë projekt të financuar nga Programi Erasmus + me mbështetjen e Komisionit Europian.
Platforma GRADUA ju vjen në ndihmë studentëve duke i krijuar një urë lidhëse me tregun e punës. Falë regjistrimit në platformën GRADUA, studentët mund të krijojnë CV-në e tyre personale, të kenë qasje të lehtë në informacion mbi mundësitë e punësimit/ praktikës profesionale, të përgjigjen në oferta pune direkt përmes platformës, të kontaktohen nga kompanitë, etj.
Nëse je diplomant në vitin akademik 2018-2019 pranë AU, regjistrohu në platformë, për tu bërë pjesë e Projektit GRADUA
http://gradua.almalaurea.it/stud/registration/Default.aspx?codePla=1&lang=sq&fbclid=IwAR2v5hLL3_lcBJY6T2v_DcDRaW-fwW4nOiTojW3xhK6WcOaGd_HhylfJPfE
http://gradua.almalaurea.it/stud/registration/Default.aspx?codePla=1&lang=sq&fbclid=IwAR2v5hLL3_lcBJY6T2v_DcDRaW-fwW4nOiTojW3xhK6WcOaGd_HhylfJPfE
ose kontaktoni pranë sekretarive mësimore për informacione të tjera.





