Ceremonia e dhënies së çertifikatave studentëve të Fakultetit të Shkencave Shoqërore

Ceremonia e dhënies së çertifikatave studentëve të Fakultetit të Shkencave Shoqërore për pjesëmarrje në fazën e dytë në;

“Projektin e Digjitalizimit të Iventarëve të Fondeve të Arkivave Vendore të viteve 1945 – 1968 të ish-Komiteteve Ekzekutive”

dhe çelja e fazës së tretë të pjesëmarrjes së studentëve në projektin e mësipëm, për vitin akademik 2019-2020.

Nën kujdesin e Rektores së Albanian University Prof. Dr. Vera Ostreni dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Dr. Ardit Bido, në mjediset e Albanian University organizohet ceremonia e dhënies së çertifikatave studentëve të Fakultetit të Shkencave Shoqërore për pjesëmarrje në fazwn e dytw nw;

“Projektin e Digjitalizimit të Iventarëve të Fondeve të Arkivave Vendore të viteve 1945 – 1968 të Ish-Komiteteve Ekzekutive”

Gjatë periudhës Prill – Maj 2019

Në këtë ceremoni do të bëhet dhe çelja e fazës së tretë të pjesëmarrjes së studentëve në projektin e mësipëm, për vitin akademik 2019-2020.

Ceremonia do të zhvillohet më datën 06 nëntor 2019, ora 13.00 në sallën nr. 25